Shkurt.ch
Zvicër: Rritje e importeve nga Rumania dhe Bullgaria
Te të dyja këto shtete, importet në Zvicër kanë shënuar ngritje prej respektivisht 15 gjegjësisht 18 për qind. Brenda vitit ato janë rritur për nga një të dhjetën
Dhjetë vite pas hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në Bashkimin Evropian, Administrata Federale e Doganave (EZV) ka bërë një hulumtim të bilancit tregtar të këtyre dy vendeve me Zvicrën. Sipas EVZ, importet në Zvicër nga e gjithë BE-ja, nga viti 2007 shënojnë një rënie, thuhet në një komunikatë të kësaj administarte
Por e kundërta ka ndodhur me Rumaninë dhe Bullgarinë. Te të dyja, importet në Zvicër kanë shënuar ngritje prej respektivisht 15 gjegjësisht 18 për qind. Brenda vitit ato janë rritur për nga një të dhjetën.
Por rreth gjysma e kësaj rritjeje shpjegohet me mënyrën e ndryshuar të llogaritjes që ka hyrë ndërkohë në fuqi, shkruan albinfo.ch. Vendin kryesor në importet nga këto dy vende në Zvicër e zënë tekstilet dhe artikujt e veshmbathjes.
Ndërkaq sa i përket eksportit zviceran në këto dy vende, kemi një rënie të lehtë me Rumaninë dhe një ngritje, po ashtu të lehtë, në raport me Bullgarinë.
Në fund të vitit 2016 në bilancin tregtar në mes të Zvicrës dhe këtyre dy vendeve, Zvicra ka pasur një suficit tregtar prej 104 respektivisht 99 milionë frangash.
Me gjithë lëvizjet kryesisht pozitive, sidomos në import, Rumania është vetëm në vendin e 32-të dhe Bullgaria në të 43-tin në botë në listën e vendeve prej nga Zvicra importon mallra.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












