Shkurt.ch
Arma e terroristit Amri, i ishte shitur një shqiptari nga një kontrabandist zviceran
“Unë në fakt nuk i kam dashur “jugot” fare, por J. P. ishte një djalë i mirë". Ky sipas zviceranit, kishte blerë te ai një numër armësh “Erma”. “Dhe, sikur ai vetëm të dëshironte, mund t`i siguroja edhe tanke” thotë kontrabandisti zviceran
Pistoleta që i ishte gjetur Anis Amri-s, autorit të sulmit terrorist në Berlin ku kishin humbur jetën 11 persona, ka një lidhje me Zvicrën dhe, përmes saj, edhe me Kosovën. Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, pistoleta e vogël e markës “Erma EP 552” që ishte prodhim i një fabrike të Thüringenit, Gjermani, ishte blerë nga një zviceran, kontrabandist armësh, (Roger Zweifel, emër i shifruar) transmeton albinfo.ch. Kjo kishte ndodhur në vitin 1992, shkruan gazeta duke e cituar kontrabandistin në fjalë, të cilin e interviston me emër fiktiv.
Ky person më vonë ishte dënuar në Zvicër pikërisht për tregti me armë por sigurisht jo për “pistoletën e grave” siç e quan ai me nënçmim armën e përmendur. “Erma….” sipas përshkrimit, “mund të vrasë njeriun vetëm nga afërsia e drejtpërdrejtë dhe vetëm nëse ai që qëllon, është shenjëtar i mirë”.
Por këtu rrëfimi i tij fillon të bëhet më interesant. Ai këtë armë ia kishte shitur një shqiptari të Kosovës, një luftëtari të UÇK-së, i cili luftonte për “kauzën e vet” dhe ishte i pasionuar pas armëve, përcjell albinfo.ch. “Unë në fakt nuk i kam dashur “jugot” (siç identifikoheshin shtetasit e ish Jugosllavisë) fare, por J. P. ishte një djalë i mirë dhe i pasionuar pas armëve. Me të isha njohur në ndërtimtari”. Ky sipas zviceranit, kishte blerë te ai një numër armësh “Erma”. “Dhe, sikur ai vetëm të dëshironte, mund t`i siguroja edhe tanke” thotë Zweifel.
Gazeta ka gjetur edhe kosovarin me emrin e shifruar J.P., i cili pas luftës kishte shkruar të jetonte në SHBA. Ai ka pranuar se ka blerë armë në Zvicër nga personi i përmendur dhe ato i ka shpërndarë pastaj në Kosovë, për luftë, përcjell albinfo.ch. Dhe, Jetmiri habitet kur dëgjon që arma e tij ishte përdorur në një sulm terrorist. Ai atë armë ua kishte dërguar të afërmve në Kosovë. Dhe si ka rënë ajo në duar të terroristit islamik, është ende e paqartë.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














