Shkurt.ch
Pilotët e “Swiss” të fluturojnë deri në moshën 62-vjeçare
Bëhet fjalë rreth mosmarrëveshjeve për moshën e daljes në pension të pilotëve të tyre, nga 60 në 62 vjet. Shtatë vjet më parë mosha e pensionimit ishte shtuar nga 58 në 60
Javën e kaluar negociatat në mes të Shoqatës së Pilotëve përfunduan pa një marrëveshje kolektive (GAV) për pilotët zviceranë. Bëhet fjalë rreth mosmarrëveshjeve për moshën e daljes në pension të pilotëve të tyre, nga 60 në 62 vjet. Shtatë vjet më parë mosha e pensionimit ishte shtuar nga 58 në 60.
Henning Hoffmann, drejtor menaxhues i “Aeropers”, konfirmon diskutimet e vazhdueshme për “Aargauer Zeitung”. “Ne nuk e kundërshtojmë rrënjësisht rritjen e moshës së pensionimit”, tha Hoffmann. Ka shumë pilotë të vjetër që dëshirojnë të fluturojnë. “Por, ne e hedhim poshtë këtë rritje siç është paraqitur nga ”Swiss”, përcjell albinfo.ch.
Nga njëra anë, ata e justifikojnë këtë me faktin sepse të moshuarit ulen më gjatë në karriget e kabinës së avionit, e cila vonon avancimin profesional të gjeneratës së ardhshme.
Për pilotët e rinj rritja e moshës së pensionimit do të sjellë gjithashtu mangësi financiare. Sidomos fillestarët tashmë kanë paga më të ulëta, tha Hoffmann për negociatat për kontratën kolektive GAV.
Nuk është paralajmëruar ndonjë takim i ri mes menaxhmentit dhe “Aeropers”. Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje e re GAV deri në gusht, do të zbatohej një zgjidhje e përgatitur paraprakisht, siç shkruan “Aargauer Zeitung”. Kjo do të sjellë humbje financiare për pilotët.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












