CH-Ballkani
Njoftim për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pikë-kalimi i kufirit në Merdare do të mbyllet për disa muaj për shkak të punimeve, raporton albinfo.ch.
“Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët e saj, në veçanti bashkatdhetarët të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet e tyre në Republikën e Kosovës, se në pikë-kalimin kufitare Merdare, që e lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Punimet pritet të zgjasin disa muaj. “Ndërtimi i kësaj pike kufitare është donacion i BE-së dhe i njëjti pritet të rregullohet sipas standardeve të BE-se, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar.
Meqë projekti sipas planifikimeve ndërtuese pritet të zgjasë me muaj, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe krijimit të kolonave të gjata, Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët se të njëjtit mund të shfrytëzojnë pikë kalimet tjera kufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar”, thuhet më tutje në njoftim.
Gjatë muajve të verës pritet që një numër i madh i bashkatdhetarëve të vijnë në Kosovë. “Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punoj me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare”, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












