Shkurt.ch
Janë mbyllur 5000 shitore për shkak të blerjes online
Dy kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë, Migros dhe Coop kemi rënie të qarkullimit. Nga ana tjetër, kompanitë e tipit “discount”, si Denner, Aldi dhe Lidl kanë rritur qarkullimin e tyre
Ndërmarrjet zvicerane të shitjes me pakicë, edhe vitin e kaluar kanë shënuar një ulje të qarkullimit të tyre. Sipas përllogaritjeve që ka prezantuar Instituti për hulumtim të tregut, GfK, rënia në krahasim me një vit më parë, ka qenë 1.5 për qind. Ndërsa qarkullimi i të gjitha ndërmarrjeve të kësaj kategorie, marrë së bashku, ka qenë 92.5 miliardë franga, njofton srf.ch. Ky qarkullim, nga viti 2007 asnjëherë nuk ka qenë më i ulët, transmeton albinfo.ch.
Shifrat më tutje tregojnë se të dy kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë, Migros dhe Coop kemi rënie të qarkullimit. Nga ana tjetër, kompanitë e tipit “discount”, si Denner, Aldi dhe Lidl kanë rritur qarkullimin e tyre.
Po ashtu konstatohet se ulja e qarkullimit është ndarë në më pak filiale. Me fjalë tjera, sipas GfK, nga viti 2010 deri në fund të vitit 2016 në gjithë Zvicrën janë mbyllur 5000 shitore të vogla. Ky fenomen shpjegohet me rritjen e tregtisë online por edhe me shtimin e numrit të qendrave tregtare dhe “discount” eve.
Kundrejt 5000 shitoreve të mbyllura janë rreth 10 mijë ofertues të shitjes online, vetëm zviceranë.
Përkundër rënies së regjistruar, gjigantët e tregtisë me pakicë, Migros dhe Coop vazhdojnë të jenë pa konkurrencë të parat në listë. Nga të tjerat, Liddle ka shënuar një rritje më të theksuar. Ky rrjet i shitjes me seli në Gjermani, është ngritur nga vendi i 12-të në vendin e nëntë në Zvicër, në mesin e ndërmarrjeve të shitjes me pakicë në sektorin e ushqimit. Lidl ka pasur një qarkullim prej 960 milionë frangash.
Migros ka shënuar një qarkullim prej 14 miliardë e 400 milionë frangash ose 0.2% më pak se një vit më parë. Ndërsa Coop, me 12 miliardë e 970 milionë franga ka pasur 0.3% më pak shitje se në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë










