Shkurt.ch
Laptopi pa tela dëmton seriozisht spermën!
Fajin për dëmtimin e spermatozoideve, sipas studimit e ka rrezatimi elektromagnetik që e transmeton lidhja pa tela.
Kush punon me laptopin pa tela rrezikon që sperma e tij të dëmtohet seriozisht. Hulumtues shkencorë nga Argjentina dhe SHBA kanë përcjellë 29 meshkuj të moshave prej 26 deri në 45 vjeçare të cilët kanë punuar nga katër orë në ditë me laptopin e mbajtur në gjunj, i cili punonte pa tela. Gjatë gjithë kohës ata kanë shkarkuar materiale të ndryshme nga interneti dhe kanë vënë të dhëna në internet.
Pas eksperimentit, studiuesit kanë konstatuar përmes mikroskopit se një e katërta e spermës së tyre nuk lëviz më. 9 për qind të qelizave të spermës kanë pësuar dëmtime të ADN-së. Për ndryshim nga këta, personat që kanë përdorur laptopin e lidhur me kabllo, vetëm 14 % të spermatozoideve nuk lëviznin, ndërkohë që vetëm 3% të tyre kishin pësuar dëmtime.
Fajin për dëmtimin e spermatozoideve, sipas studimit e ka rrezatimi elektromagnetik që e transmeton lidhja pa tela.
Edhe urologët patën tërhequr vërejtjen për rrezikun e përdorimit të laptopit duke e mbajtur në prehër. Testet kishin treguar se nxehtësia që liron laptopi dëmton testiset gjë që po kështu reflektohet në dëmtimin e spermatozoideve.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













