CH-Ballkani
Gjenocidi në Srebrenicë nuk do të shfaqet në tekstet serbe në Bosnjë
Kjo, pavarësisht nga fakti se për drejtësinë ndërkombëtare vrasja nga forcat serbe të Bosnjës të më shumë se 8.000 burrave dhe të rinjve myslimanë boshnjakë në korrik 1995 përbën një akt të gjenocid
Presidenti i Republikës serbe, Milorad Dodik, ka qenë shumë i qartë të martën. Ai denoncoi dëshirën për të mashtruar studentët që duan të mësojnë në shkolla se një masakër është kryer më 1995, si dhe për rrethimin e Sarajevës
Nxënësit serbë në Bosnjë nuk do të gjejnë më në librat e tyre shkollore përmendjen e masakrës së Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës, paralajmëroi të martën presidenti i saj, Milorad Dodik. Kjo, pavarësisht nga fakti se për drejtësinë ndërkombëtare vrasja nga forcat serbe të Bosnjës të më shumë se 8.000 burrave dhe të rinjve myslimanë boshnjakë në korrik 1995 përbën një akt të gjenocidit.
Kjo është masakra më e keqe që është kryer në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore. Dhe, gjatë luftës ndërkomunitare nga viti 1992 deri më 1995 Sarajeva ishte nën rrethim nga të njëjtat forca të armatosura, ku bombat dhe snajperët vranë rreth 10’000 persona.
Në këtë drejtim, gazeta “Courrier des Balkans” ofron një “pasqyrë të çështjeve dhe polemikave në vendet e ndryshme” në këtë rajon të Evropës, sepse asgjë, sipas kësaj gazete, nuk “është më e ndjeshme se sa përmbajtja e teksteve shkollore, veçanërisht në disa disiplina, ku bëhet fjalë për “identitetin”, pra në fushën e historisë dhe letërsisë.
Përkundër përpjekjeve nga disa rrjete për të promovuar një qasje pluraliste ndaj historisë, tekstet janë përdorur shpesh për t’i futur versionet nacionaliste. Prandaj, edhe gjejmë një titull shumë të qartë të botuar nga gazeta “Blic”, një tabloid serb i botuar në Beograd: “Fëmijët nuk do të mësojnë se serbët kryen gjenocid, sepse kjo nuk është e vërtetë”.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











