Shkurt.ch
Fushatë kundër fotografimit në pishina
Një veprim i tillë mendohet të merret për të parandaluar që fotografitë e realizuara në këto ambiente, të përhapen në mënyrë të palejueshme nëpër rrjete sociale
Pishinat e Zvicrës u shpallin luftë fotografimeve dhe xhirimeve. Ajo që në shumë nga republikat e Gjermanisë tashmë është bërë rregull, pritet të aplikohet edhe në Zvicër: pritet të ndalohet fotografimi dhe xhirimi në pishina. Kjo nënkupton që smartfoni të mbetet në çantë, te gardëroba ose ai mund edhe të merret me vete por vetëm pasi që t`i mbulohet lenta e kamerës ose “syri” i saj me një shirit special, shkruan srf.ch.
Një veprim i tillë mendohet të merret për të parandaluar që fotografitë e realizuara në këto ambiente, të përhapen në mënyrë të palejueshme nëpër rrjete sociale, transmeton albinfo.ch. Në fakt edhe tash në Zvicër, në shumë pishina të hapura është e ndaluar të fotografohet ose të xhirohet. Por kjo ndalesë respektohet fare pak.
“Në një ditë vere, kur i ke 2000 deri 3000 frekuentues në pishinë, është shumë e vështirë për një roje pishine që t`i kontrollojë ata”, thotë Christoph Leupi nga Bashkësia e pishinave të hapura dhe të mbuluara. Kjo shoqatë synon që me një fushatë të veçantë të luftojë kundër kësaj gjendjeje.
Javën që vjen ajo fillon aksionin me pllakate dhe fletëpalosje, përcjell albinfo.ch. Kjo, pasi që shumë vizitorë të pishinave nuk janë të vetëdijshëm se është e ndaluar t`i fotografosh të tjerët në pishinë.
Ndryshe, fotografimi i vetes ose “selfie” në pishina do të vazhdojë të mbetet i lejuar.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë















