Integrimi
Me nusen “merrej vesh” me google: Dëbohet kosovari për martesë fiktive
Të martuarit, të dytë pa ndonjë arsimim, thonë se kanë komunikuar përmes përkthimit me “google”. Ndërsa sipas Gjykatës Federale përdorimi i mjeteve të tilla të përkthimit e bën të panatyrshëm komunikimin
Martesa e tij me zviceranen kishte qenë fiktive, kanë konstatuar autoritetet e Soloturnit. Këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata Federale dhe për këtë arsye kosovari do të dëbohet nga Zvicra
Kosovari sot 31 vjeçar kishte ardhur dy herë ilegalisht në Zvicër dhe të dy herët ishte përzënë për në Kosovë. Herën e tretë ai e mendoi një zgjidhje më të qëndrueshme: më 6 mars 2015 u martua me një zvicerane, tetë vite më të re se vet, shkruan luzernerzeitung.ch. Me këtë lidhje martese ai siguroi qëndrimin në Zvicër, fillimisht deri më 31 tetor 2016.
Por, autoritetet shpejt arritën të grumbullonin të dhëna se martesa mes të dyve ishte fiktive, transmeton albinfo.ch. Në prill të vitit 2016 ato ia prishën kosovarit lejen e qëndrimit.
Dy të martuarit “për letra” kishin deklaruar se ishin njohur që në vitin 2012 përmes komunikimit me internet. Ajo nuk dinte shqip e ai mund të fliste vetëm në një gjermanishte të çalë. Së këndejmi, zyrtarët e kanë konsideruar barrierën e tyre gjuhësore si një argument për akuzën e martesës fiktive. Pas ankesës që çifti ka bërë në Gjykatën Federale u është dhënë të drejtë konstatimeve të autoriteteve, përcjell albinfo.ch. Të martuarit, të dytë pa ndonjë arsimim, thonë se kanë komunikuar përmes përkthimit me “google”. Ndërsa sipas Gjykatës Federale përdorimi i mjeteve të tilla të përkthimit e bën të panatyrshëm komunikimin.
Dhe si dëshmi se komunikimi mes tyre ka qenë i mangët tregon fakti se ata nuk e dinin ditëlindjen e njëri tjetrit e aq më pak emrat e vjehrrit/vjehrrës së njëri tjetrit dhe emrat ose numrin e vëllezërve dhe motrave.
Po ashtu edhe fakti se “nusja” kishte një partner tjetër shkon në dëm të çiftit. Për më tepër, ajo ishte duke marrë ndihma sociale dhe para zyrës sociale e kishte fshehur martesën, përcjell albinfo.ch. Me këtë, ajo duhet të përgjigjet edhe për mashtrim, shkelje të ligjit për ndihma sociale dhe të detyrimit për informim.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat











