Integrimi
Kur bashkohen mësuesit e shkollës shqipe dhe biznesmenët e suksesshëm shqiptarë
Mësuesit e shkollave shqipe të kantonit të Aargaut ishin të ftuar nderi në Residencën e pronares Merita Pinta, në Tegerfelden. Ajo mësueseve të shkollës shqipe të kantonit AG, iu kishte përgatitur sallën për mbledhjen e tyre të rregullt dhe një apero në shenjë respekti për punën e madhe, që ata bëjnë në shërbim të gjeneratave të reja
Mësuesit e shkollave shqipe të Kantonit të Aargaut ishin mysafirë nderi të zonjës Merita Pinta e cila është pronare e firmës “Prima Pflege” në Tegerfelden. Ata kohë më parë kishin caktuar mbledhjen e tyre të radhës për 21 Maj 2017, të cilën Merita e organizoi në rezidencën e firmës së saj, me qëllim që t`i nderojë, ata (siç shkruan ajo në ftesën e saj) të cilët angazhohen në edukimin e brezave të rijë, në ruajtjen e gjuhës amtare. Mikpritja ishte tipike shqiptare dhe kaloi në një atmosferë të jashtëzakonshme.
Takimin e hapi zonja Merita Pinta, e cila i falënderoi mësuesit (Eshtrefe Nuhiu, Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu, Fitnete Balaj, Ilirida Ramadani, Halime Vishi, Elfete Hysenaj dhe Sadete Boja) dhe përfaqësuesit e këshillave prindëror (Luljeta Fetahaj, Ilmije Luma , Luljeta Adili, Fatmir Musliu dhe Bajram Mulaj), të cilët, atë ditë kishin ardhur të marrin pjesë në mbledhjen e rregullt, e cila organizohej në vazhdën e përgatitjeve për manifestimin me rastin e përfundimit të vitit shkollor.
Pas saj fjalën e mori z. Riza Demaj kryetari i Kryesisë Kantonale, i cili falënderoi Meritën për këtë nder, mësuesit për angazhimin e tyre në procesin mësimor, foli edhe për mbështetjen e madhe që japin sponsorët: Adem Osmani, Merita Pinta dhe Visar Muriqi, të cilët janë sponsorë të përhershëm të manifestimeve të shkollë shqipe. Ai, po ashtu theksoi se një pjesë e madhe e punëve rreth organizimit, tani ka marrë formë të kryer. Janë ftuar mysafirët: Ambasada e R. së Shqipërisë, Ambasada e R. së Kosovës, RTK-ë, prof. Dr. Zymer Neziri nga Prishtina (i cili sivjet do të shpallet anëtar nderi i Lidhjes), përfaqësuesit e kantoneve të shkollave shqipe në Zvicër etj. Edhe salla është rezervuar dhe në bazë të informatave që kam mësuesit janë duke punuar në përgatitjen e nxënësve, përfundoi ai.
U tha se në pjesën teknike Riza Demajt do t`i ndihmojnë edhe anëtaret tjera si Luljeta Fetahaj, Ilmije Luma , Merita Pinta, Selvije Maloku etj., të cilat do të angazhohen në përgatitjen e kuzhinës shqiptare, me qëllim që ushqim dhe pije të ketë mjaftueshëm për pjesëmarrësit dhe atë falas.
Në pikën e dytë të rendit të ditës folën mësuesit për punën e tyre me nxënësit, me qëllim që pjesa artistike të përgatitet sa më mirë. Siç shihej nga fjala e tyre kishte mjaft program dhe u kërkua nga mësuesit që pikat shkollore të prezantohen me më të mirët apo me të zgjedhurit e tyre. Programi do të modelohet nga Luljeta Adili – kryetare e këshillit prindëror të Birrit. Po ashtu u shënua se në fund të programit nxënësit të cilët e kanë kryer klasën e tetë, do të marrin nga një mirënjohje për vijimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Dhe në fund mbledhjen e mbylli zonj. Merita Pinta e cila kërkoi që t`i bëjmë disa fotografi dhe nëpërmjet tyre dhe gazetës albinfo.ch, t`iu bëjmë apel gjithë prindërve shqiptarë në Kantonin e Aargaut, që fëmijët e tyre, t`i dërgojnë në shkollën shqipe, sepse ata në këtë mënyrë ua ruajnë fëmijëve gjuhën e nënës. Nuk ka mëkat më të madh kur fëmijët mbesin analfabetë në gjuhën amtare.
Dhe këtë shkrim po e përmbyllim me fjalët e veprimtarit të çështjes kombëtare z. Riza Demaj, i cili në mes tjerash tha: nuk ka kënaqësi më të madhe, se kur shkolla shqipe dhe biznesi shqiptar bëhen bashkë. Bëhet mrekulli. Merita dëshmon suksesin në fushën e biznesit dhe mbështetjen e madhe ndaj shkollës shqipe.
E-Diaspora
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë Në zgjedhjet e 11 majit, diaspora shqiptare mori pjesë për herë të parë duke votuar me...
-
Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
Jeta në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë? Qeveria e Austrisë ka zbuluar shkurtime të mëdha shpenzimesh dhe rritje taksash për të trajtuar deficitin...
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht?
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?