Integrimi
E kërcënon me armë, kërkon 10 mijë franga dhe kamatë 15 %
Ngjarja kishte ndodhur në verën e vitit 2011 kur në bodrumin e një restoranti kishte hyrë me një pistoletë me 20 fishekë. Pasi të gjithë e njihnin, ai e kishte vënë armën në një qese plastike. Ai kishte shkuar për të takuar një mik, i cili i kishte borxh 10 mijë franga, por ai kërkonte edhe kamatën prej 15 %
Një shqiptar nga Kosova 36-vjeçar po përballet me shumë akuza, derisa rrezikon të dënohet deri në 15 vjet burg. Ai është arrestuar katër vjet më parë. Në përgjithësi ai ka 11 shkelje të ligjit dhe prokurori Thomas Keller ka shumë punë me të, shkruan “Zurich Unterländer”.
Seanca dëgjimore do të mbahet në Gjykatën e Qarkut në Dielsdorf dhe pritet të zgjatë rreth një javë. Akuzat më të rënda janë tentativë për vrasje dhe rrezikim të jetës, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja kishte ndodhur në verën e vitit 2011 kur në bodrumin e një restoranti kishte hyrë me një pistoletë me 20 fishekë. Pasi të gjithë e njihnin, ai e kishte vënë armën në një qese plastike. Ai kishte shkuar për të takuar një mik, i cili i kishte borxh 10 mijë franga, por ai kërkonte edhe kamatën prej 15 %.
Megjithatë, ai i ka thënë se nuk e ka këtë shumë të parave dhe kjo e ka ‘tërbuar’ 36-vjeçarin nga Kosova, i cili e goditi me grusht në kokë, por kjo nuk ka mjaftuar.
Ata kanë shkuar në një vend tjetër, ku 36-vjeçari njëherë e qëllon borxhliun dhe një herë në muri. Aty ishin prezentë edhe dy persona tjerë.
Me këtë ai ka dashur të tregojë se kërcënimi i tij është i vërtetë. Për shkak të kësaj ndaj tij janë dy akuza. E para ‘vrasje në tentativë’, pasi ka dashur kokën e tij dhe rrezikim të jetës.
Prokurori Thomas Keller ka kërkuar 15 vjet për këtë dhe të gjitha veprat tjera. Ai është arrestuar katër vjet më parë dhe ka thënë se është i pafajshëm.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












