Lajme
A po ua kthen Beogradi shpinën serbëve?
Serbia ka luajtur me një politikë dyfytyrëshe, por, duke mbështetur politikën e serbëve të veriut, mund ta humbë statusin e kandidatit

Beogradi zyrtar gjendet në udhëkryq se a duhet t’i përmbushë kërkesat e Bashkimit Evropian për të fituar statusin e kandidatit, apo të vazhdojë politikën mbështetëse për serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë bllokuar rrugët me barrikada, vlerësojnë politikanët serbë nga veriu i Kosovës.
Të ashtuquajturit kryetarë të komunave serbe të veriut të Kosovës, raporton Radio Evropa e Lilrë, kanë thënë se kanë arritur pajtueshmëri me presidentin serb, Boris Tadic, për kushtet me të cilat ata duhet t’i heqin barrikadat. Por, në anën tjetër, zyrtarët e Beogradit kanë deklaruar se u kanë thënë opozitarëve në Serbi dhe atyre në veriun e Kosovës se kërkesat e tyre, siç i quajnë ata “jorealiste”, do të thellonin krizën ndërmjet KFOR-it dhe protestuesve serbë lidhur me barrikadat në veri.
Marko Jaksic, një prej liderëve të serbëve në veri, thotë se këto deklarata i kanë bërë disa zyrtarë dhe se, sipas tij, ekziston vendimi i Kuvendit të Serbisë i cili thotë se gjendja në veri të Kosovës duhet të kthehet siç ishte para 25 korrikut. Ai thekson se përfaqësuesit e serbëve të veriut dhe kryetari i Serbisë, Tadic, kanë qëndrime të ndryshme lidhur me vazhdimin eventual të dialogut me Kosovën, por jo edhe për çështjen e barrikadave.
Dragisa Krstovic, politikan serb nga Leposaviqi, mendon ndryshe. Sipas tij, bazuar në ngjarjet dhe lëvizjet aktuale politike, Beogradi zyrtar ua ka kthyer shpinën serbëve të veriut. Ai shton se përkrahja e Serbisë për serbët e veriut gjithnjë e më shumë po zbehet, dhe sipas tij, kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen.
Ndryshe, të dy këta politikanë serbë thonë se Serbia është futur në kurthin e politikës së saj, e cila deri më tash ka pasur moton “edhe Kosovën edhe Bashkimin Evropian”.
Jaksic thotë se Serbia ka luajtur me një politikë dyfytyrëshe, por e pranon faktin që Serbia, duke mbështetur politikën e serbëve të veriut të Kosovës, mund ta humbë statusin e kandidatit.
“Rreziku ekziston. Për këtë them se qeveria është gjetur në një udhëkryq, duke treguar rrëfimin ‘edhe Kosova edhe Bashkimi Evropian’. Tash, fatkeqësisht, kjo politikë dyfytyrëshe është në sprovë”, thekson Jakshic, sipas të cilit më mirë është të ruhet territori sesa anëtarësimi në një organizatë virtuale, siç e ka quajtur Bashkimin Evropian.
Krstovic mendon se Serbia po pret që të marrë statusin e kandidatit në dhjetor të këtij viti, por mbetet të shihet nëse do t’i plotësojë kushtet për këtë.
“Deri atëherë, duhet plotësuar një numër të madh të kushteve mjaft të rënda, të cilat janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me paralelen ‘edhe Kosovën edhe Evropën’. Sa i përket mendimit tim, çështja e marrjes së statusit të kandidatit do të jetë nën shenjën e një pikëpyetje të madhe”, ka thënë Krstovic.
Sidoqoftë, të ashtuquajturit kryetarë të komunave në veriut të Kosovës, kanë theksuar se nuk do të heqin dorë nga barrikadat, derisa nuk marrin garanci nga KFOR-i dhe EULEX-i se nuk do t’i bartin doganierët e Kosovës në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
KFOR-i dhe EULEX-i i kanë refuzuar këto kushte.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit...
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore