Shkurt.ch
A janë të dhunshëm prindërit me fëmijët e tyre në Zvicër
Me rastin ditës ndërkombëtare “No-Hitting-Day” më 30 prill, organizata zvicerane “Kinderschutz Schweiz” është e angazhuar për një edukim pa dhunë
Për shumë prindër nuk është e qartë se çfarë do të thotë dhuna gjatë edukimit të fëmijëve të tyre. Me rastin ditës ndërkombëtare “No-Hitting-Day” më 30 prill, organizata zvicerane “Kinderschutz Schweiz” është e angazhuar për një edukim pa dhunë.
Shumë prindër nuk duan ta perceptojnë dhunën fizike dhe psikologjike si të tillë. Kjo u tregua nga rezultatet e përkohshme nga një studim i kryer nga Universiteti i Freiburgut. Rreth 20 për qind e prindërve të anketuar nuk e interpretonin dhunën gjatë edukimit të tyre si dhunë.
Rreth 30 për qind një shuplakë të fortë në prapanicë dhe rreth 12 për qind madje edhe një rrahje të fuqishme nuk e konsiderojnë ushtrim dhune. Gjithashtu, “heshtja” disa-ditore si një dënim psikologjik nuk përbënte dhunë për gjysmën e të intervistuarve.
Zvicra është e angazhuar të përmbushë angazhimet e saj, me ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës e cila u miratua njëzet vjet më parë. Në këtë kuadër, ajo ndërmori fushatë për të mbështetur prindërit në marrjen parasysh dhe mbrojtjen e fëmijëve gjatë edukimit të tyre.
Më 30 prill 2003, Organizata Zvicerane për Mbrojtjen e Fëmijëve (Kinderschutz Schweiz) bëri thirrje për herë të parë për “Ditën e edukimit jo të dhunshëm” që synon të bëjë publike të drejtat e fëmijëve. Aksioni është pjesë e ditës ndërkombëtare “No-Hitting-Day”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











