CH-Ballkani
Vlora Çitaku flet në Uashington për krizën e refugjatëve
Një ndër folëset kryesore, ka qenë ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e cila tha se pikërisht 18 vjet më parë, ajo vetë ishte një refugjate, e detyruar të zhvendosej si pjesë e fushatës së spastrimit etnik
Kriza e refugjatëve ka pushtuar botën, madje numri i tyre ka arritur në 65 milionë, apo numri më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky ka qenë vlerësimi i organizatës “Refugees International”, raporton ‘Zëri i Amerikës’.
Një ndër folëset kryesore, ka qenë ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e cila tha se pikërisht 18 vjet më parë, ajo vetë ishte një refugjate, e detyruar të zhvendosej si pjesë e fushatës së spastrimit etnik:
“Nuk do të harroj kurrë se si thërriste nëna ime: ‘Vlora, kujdesu për motrat dhe kurrë mos e harro vendlindjen. Sot, miliona refugjatë nga vende të ndryshme të botës janë të detyruar të jetojnë me të njëjtat fjalë në mendje: ‘Kurrë mos harroni se nga keni ardhur’”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Zonja Çitaku tha se askush në botë nuk dëshiron të jetë refugjat dhe askush nuk zgjedh të jetë refugjat.
“Më kujtohet se si dola nga shtëpia me tre motrat e mija, duke mbajtur të voglën në krahë, pa e ditur se ku do të shkonim, pa adresë, të ndarë nga çdo gjë që njihnim dhe donim. Jetonim me frikë, por e mbanim veten me shpresën se një ditë do të ktheheshim në shtëpi.”
Ajo tha se kishte ardhur për të treguar jo se kishte qenë refugjate, por se kishte mundur të kthehej në shtëpi. Historia e Kosovës, tha zonja Çitaku, tregon se njerëzimi është i aftë të bëjë mrekullira.
“Por ndërsa politikanët kanë nevojë për kohë për t’u marrë me problemet e botës, ne të tjerët thjesht kemi nevojë të tregohemi humanë dhe bujarë”.
Ishte ftuar të interpretonte edhe kitaristi i njohur nga Kosova, Taulant Mehmeti, i cili ka qenë vetë refugjat: “Mendoj se është shumë e rëndësishme të ndihmohen miliona fëmijët dhe njerëzit nëpër botë, të cilët janë refugjatë, pasi meritojnë të gjitha të drejtat si njerëzit e tjerë. Unë vetë kam qenë refugjat, prandaj e di rëndësinë më shumë se të tjerët.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













