Shkurt.ch
Ndërmarrjet private të sigurisë në mbrojtje të kufijve?
Maurer ka thënë se kjo zgjidhje megjithatë ka mangësitë e saj: punonjësit e shërbimeve private të sigurimit janë më pak të trajnuar dhe po ashtu do të kushtonin më shumë se rojet kufitare
Problemi me kalimet ilegale të kufirit jugor (me Italinë) të Zvicrës janë bërë burim shqetësimi edhe për Bernën zyrtare. Rojet kufitare në atë segment kufiri janë të mbingarkuara me punë ndërsa nuk shihet ndonjë zgjidhje e shpejtë në drejtim të rritjes së numrit të trupave në fjalë. Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të rrezikut që përmes kufijve të depërtojnë në Zvicër edhe terroristë, në mesin e refugjatëve nga zonat e luftës në Siri e gjetiu.
Në këtë kontekst, ministri i financave, Ueli Maurer ka propozuar një masë tjetër: angazhimin e shërbimeve private të sigurimit. Rojet kufitare janë nën kompetencën e Ministrisë së Financave që e drejton Maurer.
Maurer në emisionin “Samstagrundschau” ka thënë se kjo zgjidhje megjithatë ka mangësitë e saj: punonjësit e shërbimeve private të sigurimit janë më pak të trajnuar dhe po ashtu do të kushtonin më shumë se rojet kufitare. Ai po ashtu nuk ka dashur të përmend numrin e punëtorëve që do të ishte i mjaftueshëm për këtë detyrë. Kohë më parë ai kishte kërkuar përforcim të rokave kufitare me 50 policë ushtarakë, gjë që ishte hedhur poshtë nga Këshilli Federal.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













