E-Diaspora
I vrari në Konstancë, nga Peja, me vendbanim në Shaffhausen
Djaloshi i vrarë të premten mbrëma në një lokal Shisha Bar në Konstancë të Gjermanisë është me oirigjinë nga Peja ndërsa ka jetuar me familjen në Schaffhaussen të Zvicrës.
Shokët e të vrarit që nuk deshën të identifikohen, kanë thënë për albinfo.ch se S.S., ka qenë një djalë i qetë që nuk është i njohur për probleme në mesin e shokëve. Ai ishte në përfundim të zanatit në MOBAU në Schaffhausen, ndërmarrje për shitjen e materialit ndërtimor.
Fqinjët janë tronditur kur kanë dëgjuar për rastin. Një fqinj i familjes Sadikaj në Shaffhausen tha për albinfo.ch se janë tmerruar kur kanë dëgjuar për 19 vjeçarin, i cili ishte i njohur si i urtë dhe shumë i sjellshëm me të tjerët.
Policia gjermane deri tash ka ndaluar katër persona që vihen në lidhje me vrasjen. Në mesin e tyre është edhe siriani O.H., për të cilin të njohurit e viktimës janë të sigurt se është personi që e ka bërë vrasjen.
19 vjeçari i vrarë në Konstancë është shqiptar nga Zvicra
E Hënë, 13 Mars 2017 – 0:07albinfo.ch
Mbrëmjen e të premtes, para një lokali Shisa Bar në qytetin Konstancë të Gjermanisë, në kufi me Zvicrën është vrarë me thikë një kosovar i moshës 19 vjeçare nga Zvicra, shkruan blick.ch. I riu Sony S. (emri i shifruar) nga Shafhauseni i Zvicrës së bashku me mikeshën e tij dhe të njohur të tjerë përfshihet rreth mesnatës jashtë lokalit në një zënkë me disa persona, transmeton albinfo.ch.
Nuk dihet saktësisht motivi ndërsa një kushëri i të ndjerit ka thënë për gazetën blick se ka qenë fjala për një ngatërrim me fund tragjik. Sipas tij, dorasit ishin duke kërkuar një person tjetër. Por një shok tjetër i 19 vjeçarit thotë se konflikti kishte lindur në lidhje me një vend parkimi.
Por, Drejtoria Policore e Konstancës ende nuk shprehet lidhur me motivin. Ajo që është e qartë është se Sony S. pasi është goditur me thikë përpiqet të ikë, madje hip në veturën e tij BMW por pastaj, i plagosur rëndë shkon dhe përplaset në lokalin para të cilit ishte zhvilluar ngjarja tragjike. Por plagosja e tij kishte qenë shumë e rëndë. Ai bdes në spital.
Policia deri tash ka ndaluar katër persona që vihen në lidhje me vrasjen, përcjell albinfo.ch. Në mesin e tyre është edhe siriani Omar H., për të cilin të njohurit e viktimës janë të sigurt se është personi që e ka goditur me thikë kosovarin. Por policia nuk e pohon e as mohon këtë. Një zëdhënës i saj ka thënë se një komision special prej 50 personash po punon lidhur me rastin.
Një kushëri i të vrarit ka thënë për gazetën se Sony S., ka qenë një djalë i qetë që nuk ka kërkuar sherr madje i ka ikur konflikteve. Ai është i pafjalë.
E-Diaspora
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Gjenevë, duke vazhduar... -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore











