Integrimi
Ardian Gjeloshi, në mesin e 4 finalistëve për “Swiss FinTech Awards”
Me këtë çmim, në fillim të marsit në kuadrin e konferencës “Fintech2017 – Drivers of Change” do të shpërblehen zgjidhjet më të suksesshme zvicerane nga fusha “Fintech”
Ndonëse Fintech (Teknologjia financiare) është një fushë ende e re e ekonomisë në Zvicër, ajo tashmë ka filluar të stabilizohet. Për të stimuluar rritjen e saj, një rrjetë e përbërë prej organizatave të shumta partnere dhe ekspertëve të Forumit “Finanz und Wirtschaft”, ndan sivjet për të dytën herë çmimin “Swiss FinTech Awards”, shkruan “Finanz und Wirtschaft”. Me këtë çmim, në fillim të marsit në kuadrin e konferencës “Fintech2017 – Drivers of Change” do të shpërblehen zgjidhjet më të suksesshme zvicerane nga fusha e teknologjisë financiare, transmeton albinfo.ch.
Juria tashmë ka ngushtuar tashmë në katër finalistë rrethin që përbëhej nga 10 “Start-Up” (firma të themeluara rishtas).
Në kategorinë “Early Stage” për firmat që kanë më pak se dy vjet që janë themeluar, respektivisht kanë më pak se 2.5 milionë franga kapital të investuar hyjnë ndërmarrjet si platforma e patundshmërive “Crowdhouse” dhe ndërmarrja “Gatechain”, përcjell albinfo.ch. Në kategorinë “Grofth Stage” , për ndërmarrësit e rinj që kanë themeluar ndërmarrjet e tyre prej më shumë se dy vitesh dhe kanë filluar investimin me më shumë se 2.5 milionë franga, garojnë ndërmarrjet Bexio (për softuerë) dhe platforma “Qumram”.
“Ne bëjmë të gjitha punët e menaxhimit për klientë tanë”, thotë Ardian Gjeloshi, bashkëthemeluesi dhe njëri nga tre anëtarët e bordit të “Crowdhouse”. Sipas tij, deri më tash përmes kësaj platforme tashmë rreth 9000 klientë kanë fituar patundshmëri me vlerë prej 105.3 milionë frangash, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo tashmë ka arritur t`i bindë edhe “lojtarët” e mëdhenj financiarë. Nga vera e vitit 2016, pjesën e saj në Crowdhouse e ka edhe banka Kantonale e Lucernit, me ndihmën e së cilës, platforma e përmendur synon të zgjerojë më tutje biznesin e vet.
Sido që të jetë, fituesit e çmimeve do të dihen në mbrëmjen e 9 marsit, në “Award Night” që bahet në hotelin Dolder Grannd të Cyrihut. Një çmim i ri që shtohet këtë vit do të jetë ai me emrin “Fin Tech Influencer of the Year”. Këtë çmim duhet ta fitojë ndonjë personalitet që e ka shënuar në mënyrë pozitive fushën e teknologjisë financiare të Zvicrës.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArdian Gjeloshi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Cyrih, Zvicër
- Profesioni:Ekonomist
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













