Uncategorized
“Mafia shqiptare mbretëron në tregtinë e të gjitha llojeve të drogës”
“Dilerët shqiptarë dhe kosovarë të drogës po e përshtatin ofertën e tyre me tregun, duke u orientuar nga shitja e heroinës edhe në atë të kokainës e kanabisit."
Policia zvicerane, duke u mbështetur në rastet e viteve të fundit të kapjes së drogës, ka ardhur në përfundimin se “dilerët shqiptarë dhe kosovarë të drogës po e përshtatin ofertën e tyre me tregun, duke u orientuar nga shitja e heroinës edhe në atë të kokainës e kanabisit.
“Tradicionalisht mafitë shqiptare dhe ato kosovare veprojnë në tregtinë e heroinës”. Kështu thotë Olivier Guéniat, shef i Policisë për Kriminalitet i kantonit të Neuchatelit, i cituar në një artikull të gazetës “Le Matin Dimanche”. Por prej pesë ose gjashtë vitesh këto organizata kriminale kanë nisur të “diversifikohen”. Kjo tregohet në vazhdimësi në rastet kur konfiskohet drogë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Edhe për ekspertët e drogës kjo kthesë është krejtësisht e logjikshme, transmeton albinfo.ch. “Kualiteti i heroinës gjatë njëzet viteve të fundit ka pësuar rënie”, thotë Gueinat. Dhe kjo vjen si shkak i faktit se ka më pak heroinë në dispozicion.
Edhe pse tregtarët shqiptarë dhe kosovarë të drogës kanë hyrë në tregun e kokainës dhe të kanabisit, kjo sipas Gueinat nuk nënkupton ashpërsimin e konkurrencës për tregtarët me drogë nga Amerika Latine ose Afrika Perëndimore, të cilët tradicionalisht tregtojnë kokainë.
Kriminelët e organizuar nga Shqipëria dhe Kosova kanë vepruar në mënyrë diskrete, njësoj sikur amerikanët, përcjell albinfo.ch. Kështu, ata zakonisht kanë siguruar banesa nga të cilat kanë vepruar, për ndryshim nga tregtarët afrikanë të cilët janë më të pranishëm në rrugë duke shitur.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












