Uncategorized
Jahmir Hyka kalon në FC San José Earthquakes të Kalifornisë
Pas Shkëlzen Gashit i cili po ashtu ka kaluar nga FC Basel 1893 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Hyka është lojtari i dytë nga Kampionati zviceran që udhëton përtej Atlantikut
Sot në orët e padites zyrtarët e FC Luzern-it nëpërmjet një komunikate të lëshuar në media kanë njoftuar opinionin që ata dhe udhëheqësit e FC Sane Jose Earthquakes,kanë rënë në ujdi që mesfushori me origjinë nga Tirana ,Jahmir Hyka,mund të udhëtojë lirshëm drejt Kalifornisë.
Faqja zyrtare e skuadrës amerikane ka njoftuar për transferimin e shqiptarit, i cili do të përfitojë rreth 500 mijë euro në vit.
Edhe mesfushori shqiptar ishte i lumtur për kalimin në Amerikë, derisa ka përshëndetur tifozët e skuadrës zvicerane, Luzern.
Ai ka postuar edhe një mesazh në “Facebook”.
“Të dashur tifozë, miq dhe kolegë të Luzernës!
Nuk e kam të lehtë t’i shkruaj këto radhë. Kalova gjashtë vite të mrekullueshme në këtë qytet, bëra plot miq dhe u rrita si futbollist e si njeri. Epo, është koha të nis një sfidë të re. Ndaj ju them mirupafshim me zemër të vrarë, por me shpresën se një ditë do të rikthehem në shtëpinë time të dytë. Dëshira ime më e madhe ishte të qëndroja këtu, por janë përherë dy palë që vendosin. Përshëndetje të përzemërta për të gjithë kolegët, miqtë dhe veçanërisht tifozët e mrekullueshëm”.
Hyka në FC Luzern ka luajtur me plot sukses që nga viti 2011 duke u aktivizuar në sulmin e kësaj skuadre 161 herë. Ai në pozitën e mesfushorit jovetëm që furnizonte nga të dy krahët me topa bashkëlojtarët po shpeshherë edhe shënonte.
Ndeshjen e fundit në petkun e FC Luzern Hyka e ka luajtur më 11 dhjetor 2016 ndaj FC Sionit, ku edhe pati shënuar golin e nderit në humbjen FC Sion-FC Luzern 3:1. Pas Shkëlzen Gashit i cili po ashtu ka kaluar nga FC Basel 1893 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Hyka është lojtari i dytë nga Kampionati zviceran që udhëton përtej Atlantikut.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













