E-Diaspora
Nxënësit e shkollës shqipe përgatisin një dramë për pavarësinë e Kosovës
Traditat nuk harrohen, shkolla shqipe në Osteremungen të Bernës me mësuesen Ida Jashari, pedagoge e shquar tetovare, po përgatisin me entuziazëm një dramë teatrale me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës.
Autore e dramës është Hava Kurti-Krasniqi, ndërsa do të jetë me motive atdhetare, pa munguar edhe temat tona në diasporë.
Mësuesja Ida Jashari u shpreh ekskluzivisht për albinfo.ch se i vjen mirë që prindërit, edhe pas punës së lodhshme, gjejnë kohë ta përkrahin në projekte atdhetare dhe të vënë dritë mbi to.
Autorja e dramës e ka shkuar këtë pjesë teatrale enkas për nxënësit e shkollës tonë… Faleminderit në emër të nxënësve, prindërve dhe të mësueses! Mandej unë kam përshtatur pak tekstin që të jetë sa më i përshtatshëm për nxënësit.
Pa përkrahjen e prindërve që i sjellin fëmijët në shkollën shqipe as ky aktivitet nuk do të ishte i mundur. Por, fatmirësisht që janë shumë të vetëdijshëm që gjuha amtare është çelës për të mësuar më lehtë gjuhët e tjera dhe nxënësit të motivuar nga ata, vijnë të rregullt dhe me dëshirë në mësimin plotësues shqip.
“Prindërit, bashkë me nxënësit, tekstin e pjesës teatrale e pritën shumë mirë dhe premtuan që do të japin shumë që të dalin të suksesshëm si çdoherë. Them çdoherë, sepse këta nxënës të shkollës shqipe në Ostermundigen, çdo vit (i teti me radhë) dalin në skenë para një publiku me numër jo të vogël”, tha Kurti.
Në pyetjen tonë se a është e vërtetë se ylli i fudbollit, Granit Xhaka, do t’u përgjigjet nxënësve në pyetjet që bëhen në fund të kësaj drame teatrale, mësuesja Ida Jashari u përgjigj se pyetjet janë edhe pjesë e kësaj drame.
“Janë shumë mirëseardhëse dhe shumë atraktive pyetjet që do t’i drejtohen yllit të futbollit shqiptar, Granit Xhaka dhe këtë e presim me padurim ta dëgjojmë duke u përgjigjur në gjuhën shqipe, me të bukurën dhe më të lashtë në botë, edhe si simbol kombi.
“Graniti është idol i të gjithë shqiptarëve, është i ri, ka arritur shumë dhe gjithmonë duke e respektuar gjuhën dhe kombin. Është shembulli më i mirë i një të riu, i cili rritet në diasporë, integrohet mirë në vendin ku jeton, pa e humbur fare kulturën atdhetare“, thotë autorja e dramës që i ka shkruar familjes Xhaka dhe shpreson se Graniti të përgjigjet në pyetjet të cilat i kanë shtruar nxënësit shqiptarë në Bernë.
Kur e mira bëhet traditë, shpresoj se do të korrim suksese.
E-Diaspora
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane 13 shqiptarë nga Kosova vetëm dje u natyralizuan me pasaportë zvicerane...
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme Qeveria austriake ka njoftuar masa të reja shtrënguese në kuadër të konsolidimit buxhetor, të cilat do...
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç