Integrimi
Dy yjet me prejardhje shqiptare, në mision për t`ua “ëmbëlsuar” politikën të rinjve
Gülsha Adilji dhe Bendrit Bajra, dy të rinj të njohur për publikun e ri mendohej se do ta bënin më të afërt temën, ndryshe jo shumë të popullarizuar, edhe te fansat e tyre
Në emisionin më të shikuar zviceran të debatit, “Arena”, që u shfaq mbrëmjen e të premtes në srf, krahas presidentes së Federatës, Doris Leuthard ishin të pranishëm edhe dy yje të njohura të mediave sociale të Zvicrës, Gülsha Adilji dhe Bendrit Bajra, të dy me prejardhje shqiptare.
Temë e emisionit ishte financimi ose jo i fondit të rrugëve (NAF), temë kjo për të cilën do të votojnë zviceranët më 12 shkurt, shkruan 20minuten.ch, transmeton albinfo.ch. Dy të rinjtë e njohur për publikun e gjerë, kryesisht për të rinjtë, mendohej se do ta bënin më të afërt temën, ndryshe jo shumë të popullarizuar, edhe te fansat e tyre.
Por, bilanci pas 60 minutash debat mbetet mjaft modest. Gülsha pas përfundimit të emisionit, ka thënë, thjesht: “vështirë”. Dhe me këtë ka menduar se e vështirë ka qenë jo vetëm tema për fondin e rrugëve por thjesht, e vështirë është edhe të ofrosh për votuesit e rinj argumente për ose kundër NAF, përcjell albinfo.ch. Ajo e përmbledh të gjithën në një fjali: “pasiguri e plotë rreth asaj se çfarë do të votojmë”.
Mbështetur në reaksionet nga mediat sociale, edhe Bendriti shprehet skeptik. “Njerëzit e mi në fakt nuk e kuptojnë për çka bëhet fjalë, siç e kam vënë re unë. Ndoshta duhen informuar më tepër, që do të thotë, ata duhet të informohen vetë, në radhë të parë”.
Moderatori i emisionit, Jonas Projer thotë për 20minuten se të rinjtë përfundimisht duhen nxitur të interesohen edhe për tema “të rënda”, pra edhe për politikë dhe jo vetëm për `jungelcamp` e të ngjashme”.
Nisur nga kjo, duket e diskutueshme nëse angazhimi i dy secondove të famshëm i ka përmbushur pritjet e tij në plotëni, transmeton albinfo.ch. Por ideja për të zbutur emisionin politik me praninë e yjeve të rinj ka qenë gjithsesi ide e mirë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










