Uncategorized
Sukseset e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës
Albinfo.ch ju sjell sukseset e tyre gjatë vitit që po lëmë pas dhe sigurisht se sukseset nuk ishin të pakta
Viti 2016 ka qenë shumë i suksesshëm për futbollistët shqiptarë të cilët luajnë për Zvicrën, kurse numri i tyre është gjashtë momentalisht.
Albinfo.ch ju sjell sukseset e tyre gjatë vitit që po lëmë pas dhe sigurisht se sukseset nuk ishin të pakta.
Padyshim se ky vit do të jetë i paharruar për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar kaloi për 45 milionë euro nga Borussia Moenchengaldbach në Arsenal, duke qenë njëri nga transferet më të shtrenjta në Evropë.
Xhaka theu rekordin për futbollin zviceran dhe atë shqiptar me këtë transferim. Tashmë Graniti është shndërruar në lider të skuadrës londineze. Futbollisti prishtinas ishte i suksesshëm edhe në Kampionatin Evropian, duke qenë në disa ndeshje lojtar i ndeshjes.
Xherdan Shaqiri nuk kishte shumë hapësira në Inter dhe mori rrugën drejt Anglisë, duke kaluar në Stoke City, për 17 milionë euro. Xherdani u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të kësaj skuadre. Ai është yll i kësaj skuadre, por edhe te Zvicra. Gjatë Kampionatit Evropian do të mbahet mend për supergolin ndaj Polonisë, që ishte njëri nga golat më të bukur gjatë tërë vitit 2016, por sigurisht edhe për deklaratën interesante pas ndeshjes ndaj Francës. “Shpresoj se ‘Puma’ nuk do të prodhojë prezevantiv”.
Blerim Xhemaili gjithashtu ndërroi ekip në vitin 2016, por jo edhe shtet. Xhemaili ishte i huazuar në Genoa nga Galatasaray, derisa në verë kaloi te Bologna. Futbollisti shqiptar vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e futbollit amerikan. Edhe Xhemaili është i pazëvendësueshëm në ekipin italian, por edhe në Përfaqësuesen e Zvicrës. Blerimi ishte në qendër të vëmendjes edhe për shkak të gruas së tij të bukur, Erjona, e cila u shpall tifozja më e bukur në Kampionatin Evropian, të mbajtur në Francë.
Valon Behrami edhe një herë ishte ndër futbollistët kryesor të Zvicrës, derisa me shpirtin e tij luftarak, i bëri të gjithë për veti. Nuk do të harrohet intervista e tij kur pas eliminimit të Zvicrës filloi të qajë.
Admir Mehmedi nuk ndërroi ekip, por ai është pjesë e rëndësishme e skuadrës së madhe gjermane, Bayer Leverkusen dhe do të mbahet mend për golin e shënuar ndaj Rumanisë në Kampionatin Evropian. Mehmedi u bë futbollisti i parë, i cili shënon edhe në Kampionat Botëror edhe Evropian për Zvicrën.
Shani Tarashaj gjatë vitit 2016 debutoi për Zvicrën dhe në të ardhmen pritet shumë nga ky futbollist. Ai është pjesë e Evertonit, kurse u huazua në Eintracht Frankfurt. Lëndimet e kanë penalizuar shumë, por sigurisht se në të ardhmen pritet më shumë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë
















