Integrimi
Fëmijës shqiptar i plotësohet dëshira: feston ditëlindjen me policinë gjermane
Dëshira e Nikollës për ditëlindjen e tij të tetë ishte kjo: “Unë dëshiroj të vizitoj një stacion policor. Ata janë njerëz shumë të mirë. Gjithmonë janë të gatshëm të i ndihmojnë të tjerët”
Megjithatë, ditëlindja e tetë e Nikollës ishte më interesantja në jetën e tij. I veshur në uniformë të policisë, ai kishte festuar këtë ditëlindje së bashku me policinë e Hamburgut në Gjermani. Policia gjermane kishte bërë gjithçka që ishte e mundur vetëm për të festuar sa më mirë ditëlindjen e vogëlushit shqiptar.
“Dritat sinjalizuese të veturës së policisë sillen rreth e rrotull. Djaloshi i vogël me sy ngjyrë kafe befasisht shikon dritën e gjelbër të policisë. Sirenat bien po ashtu. Nikolla i vogël vetëm e shijon këtë festë, i lumtur. Ëndrra e një fëmije po plotësohet. Vogëlushi nga Hamburgu e feston ditëlindjen e tetë me policinë”, shkruan “bild.de”, transmeton “albinfo.ch”.
Babai i Nikollës, Gjon Bisaku, tregon se si erdhi deri te kjo ide: “Në të vërtetë ne kishim menduar që t`ia blejmë një tiketë për të shikuar në stadium lojën e HSV-së (Hamburgut). Por befasisht atij i erdhi një dëshirë krejtësisht tjetër”, njofton “albinfo.ch”.
Dëshira e Nikollës ishte kjo: “Unë dëshiroj të vizitoj një stacion policor. Ata janë njerëz shumë të mirë. Gjithmonë janë të gatshëm të i ndihmojnë të tjerët”.
Menjëherë prindërit e Nikollës, Gjoni dhe Valerina porosisin një palë veshje për të birin e tyre. Për 65 euro ata porosisin një uniformë në internet. Tamam në kohën e ditëlindjes së Nikollës, arrin edhe veshja. Pakëz i bien të mëdha, por me pranga dhe “Walki –Talki” i përshtaten mirë.
Pastaj vjen dita kryesore: Babai e dërgon Nikollën në stacionin 38 të Policisë në Hamburg – Rhlstedt: “Që në hyrje ai i ka thënë zyrtares së Policisë se cila është dëshira e tij për ditëlindje. Zonja, duke qeshur, e ka marrë atë dhe e ka vendosur në veturën e policisë. Brenda veturës fillon edhe festa.
“Në oborrin e stacionit të policisë unë u ula në veturën policore, luaja me celularë derisa u ndezën edhe dritat e kaltra. Kjo ishte fantastike. Ishte një ditëlindje e mrekullueshme!”, ka thënë Nikolla për gazetën gjermane.
Nikolla më pas ka deklaruar se në të ardhmen një nga ëndrrat e tij është që të bëhet polic, ndërkohë që përmes një letre falënderon edhe policinë gjermane për gjithçka që ata bën për ditëlindjen e tij.
(Fotot i janë lënë në dispozicion albinfo.ch nga familja)
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













