CH-Ballkani
Gjermania e interesuar për ekspertët e Ballkanit Perëndimor
Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet e Agjencisë Gjermane për Ndërmjetësim dhe Punësim (ZAV).
Punonjësit e Agjencisë Federale për Ndërmjetësim dhe Punësim (ZAV) në Bonn ofrojnë këshillime për vende pune në anglisht dhe gjermanisht, por edhe në rumanisht, shqip apo në gjuhë të tjera. Këtë vit punonjësit e kësaj qendre kanë marrë rreth 175.000 telefonata të tilla dhe të ngjashme nga njerëz që kërkojnë punë në Gjermani. Këtyre u shtohen edhe 32.200 kërkesa me e-mail dhe 4.000 me mesazhe në chat, përcjell albinfo.ch.
Gjermania kërkon specialistë brenda BE-së dhe jashtë saj. Ndër rajonet e preferuara është Ballkani Perëndimor, Afrika e Veriut dhe vende si Meksika. Nevojë ka për inxhinierë, por edhe ekspertë kompjuterash, sqaron Carsten Klein, drejtor i ZAV-it.
Sic raporton DW po ashtu ka nevojë për infermierë dhe profesione të tjera mjekësore, por edhe për profesione që kërkohen në zona të caktuara si speditor apo shofer kamionësh.
Krahas aftësive profesionale kërkohen edhe njohuri të gjermanishtes. Por niveli i njohurive varet nga profesioni. Për sektorin e IT-së është vendimtar niveli i anglishtes, por në fushën e infermierisë dhe të hotelerisë niveli i gjermanishtes, sepse aty ke të bësh direkt me klientë.
ZAV punon intensivisht me partnerë në vende të ndryshme dhe për momentin po punon me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë së fundi ishin në Bonn punonjës së zyrave të punës nga vende të ndryshme të Ballkanit për të mësuar për procedurën e ndërmjetësimit të vendeve të punës.
Carsten Klein reagon me mohim ndaj pyetjes nëse Gjermania nxit në këtë mënyrë rrjedhjen e trurit nga këto vende.
“Ne dhe vendet e tjera të Evropës nuk parapëlqejmë vetëm rrugën njëdrejtimëshe, por u ofrojmë atyre që duan të punojnë në Gjermani mundësi të mëtejshme kualifikimi në mënyrë që ata të kthehen me këto njohuri në tregun e punës të vendeve nga vijnë.”
Me sa duket ndërmjetësimi i specialistëve nga bota e jashtme duket se është në interes të të dyja palëve.
Dhe numri i kërkesave pranë ZAV-it po shtohet. Këshilluesit e ZAV-it sqarojnë jo vetëm për procedurën e aplikimit dhe mundësitë e vendeve të punës, por edhe për rrogat, qiratë e banesave, sigurimet shëndetësore etj. Sepse premtimi i sloganit “Make it in Germany!” mund të jetë i suksesshëm vetëm në rast se informacionet jepen që në fillim realiste dhe jo vetëm për shancet por edhe për vështirësitë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












