Integrimi
Qeveria e Kantonit i hedh poshtë “pulëpjekësit” kosovar kërkesën për qëndrim
Në marsin e këtij viti, pas vendimit negativ të Zyrës për Migracion, në Sarnen ishte organizuar madje edhe një protestë para objektit të administratës, me kërkesë lejen e qëndrimit për Jetonin
Ekzekutivi i Kantonit Obwalden ka hedhur poshtë ankesën e J.D., të njohur si “Guggeli-Toni”, shqiptar nga Kosova, që e kishte ushtruar kundër refuzimit që i kishte bërë Zyra Kantonale e Migracionit kërkesës së tij për ta trajtuar si rast të rëndë, shkruan Luzernerzeitung.ch. Me këtë vendim atij i refuzohet leja e qëndrimit në Obwalden
Vendimi i zyrës në fjalë është neutral, i arsyeshëm dhe në këtë rast nuk ka pasur ndonjë bazë personale për ta trajtuar atë si rast të rëndë, shkruan qeveria e Obwaldenit në arsyetimin e saj.
Në marsin e këtij viti, pas vendimit negativ të Zyrës për Migracion, në Sarnen ishte organizuar madje edhe një protestë para objektit të administratës, me kërkesë lejen e qëndrimit për Jetonin, transmeton albinfo.ch.
Por cila është parahistoria e këtij rasti? Kosovari i përmendur kishte parashtruar një kërkesë për bashkim familjar, për të sjellë në Zvicër bashkëshorten e tij kosovare 34-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të përbashkët (9/8/4). Por, këtu gjithçka përfundoi.
Në vend të bashkimit familjar, autoritetet kantonale ia kishin anuluar lejen e tij të qëndrimit, duke e kërcënuar për ta dëbuar nga Zvicra, kishte shkruar albinfo.ch. Ai akuzohet se në një periudhë kohore prej më tepër se një dekade, ka bërë jetë të dyfishtë. Në vitin 1999, J.D. kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues. Për ta devijuar një dëbim të mundshëm, në vitin 2000, ai ishte martuar me një zvicerane më të vjetër në moshë.
Paralelisht me të, ai në Kosovë kishte pasur edhe një grua me tre fëmijë, me të cilën u martua në vitin 2002 pa dijeninë e autoriteteve, prej të cilës ishte ndarë në vitin 2005. Edhe pse gjashtë vite i martuar me zviceranen, autoritetet janë të mendimit se ajo martesë ishte realizuar me qëllim të pajisjes së lejeqëndrimit.
“Guggeli-Toni” ishte bërë i njohur për banorët lokalë pasi që shiste pula të pjekura në qytet dhe kultivonte një komunikim të gjallë me qytetarët.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












