Shkurt.ch
Familjet zvicerane fitojnë mesatarisht nga 7200 franga në muaj
Pasi t`i ketë hequr të gjitha shpenzimet, një ekonomie mesatare familjare (që fiton pra 7200 franga në muaj) i mbeten për t`i kursyer rreth 1500 franga në muaj
Të ardhurat mesatare të ekonomive familjare zvicerane në vitin 2014 kanë qenë afër 7200 franga. Kjo është shuma që e ka përllogaritur Zyra Federale për Statistikë, të cilën e ka publikuar të premten. Por, kjo mesatare fsheh prapa vetes dallime të mëdha në mes të ekonomive familjare më të pasura dhe atyre më të varfra, shkruan srf.ch.
Sipas statistikës, një e pesta e ekonomive me të ardhura më të mëdha kanë katër fish më shumë para në dispozicion se një e pesta më e dobët ekonomikisht.
Pasi t`i ketë hequr të gjitha shpenzimet, një ekonomie mesatare familjare (që fiton pra 7200 franga në muaj) i mbeten për t`i kursyer rreth 1500 franga në muaj, transmeton albinfo.ch. Pastaj, në varësi nga tipi i ekonomisë familjare dhe nga mosha e familjes ka ndryshime të mëdha në shumën që arrihet të kursehet. Kështu, shumë familje nuk kanë mundur të kursejnë fare ose madje kanë shpenzuar më tepër para se që kanë fituar.
Ekonomitë familjare me një person janë “në minus” për 736 franga në muaj. Nga ana tjetër personat me fitime të mira dhe që jetojnë vetëm, kanë mundësi t`i kursejnë mesatarisht nga 2758 franga në muaj.
Një e pesta më e pasur e ekonomive familjare me një person nën moshën 65 vjeçare kanë mesatarisht të ardhura prej 8487 frangash në muaj, përcjell albinfo.ch. Ndërsa një e pesta më e varfër ka në dispozicion vetëm 1964 franga në muaj.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













