Shkurt.ch
Zvicerania, kategorikisht kundër dërgimit të shtatores së Shën Mërisë në Kosovë!
Marietta thotë se është rritur me të. “Shën Mëria (statuja) më ka qëndruar gjithnjë pranë. Mi ka dëgjuar brengat dhe më ka ngushëlluar. Madona ime nuk bën të dërgohet në Kosovë”
Udhëheqësit e Kishës Katolike St.Peter und Paul (Shën Pjetri dhe Shën Pali) në Andermatt të Kantonit Uri kanë vendosur që shtatoren e Shën Mërisë (Madonës) ta bëjnë dhuratë për një kishë të re në Kosovë. Por këtu atyre u ka dalë një pengesë e fortë: Besimatarja 59 vjeçare Marietta Franzen nuk dëshiron të pranojë me asnjë kusht diçka të tillë, shkruan blick.ch. Prifti i fshatit, Marzell Camenzind është po kaq këmbëngulës për transportimine Madonës në Kosovë…
Por, çka është ajo që e lidhë kaq fort Marietta-n me shtatoren e përmendur? Ajo thotë se është rritur me të. “Shën Mëria (statuja) më ka qëndruar gjithnjë pranë. Mi ka dëgjuar brengat dhe më ka ngushëlluar“, transmeton albinfo.ch fjalët e saj. Kur, në vitin 1965 i kishte vdekur babai, Marietta kishte qëdnruar me orë të tëra ulur pranë Marisë dhe është lutur e ka qarë.
Kjo dashuri ka mbetur e palëkundur edhe sot gjithë ditën edhe pse Marietta nuk jeton më në fshatin e përmendur. Me shtatoren e re, e cila prej 20 vitesh, kur qe rinovuar kisha, qëndron aty pranë altarit, ajo nuk ka mundur asnjëherë të lidhë miqësi. “Nuk është e njëjta gjë (mendon për shtatoren e re). Madona ime nuk bën të dërgohet në Kosovë”. Dhe, ka disa javë që besimtarja e devotshme lufton kundër transportit. Ka folur me priftin, i ka shkruar letra proteste famullisë së kishës, të gjitha pa sukses. Tash, ajo e dëshpëruar thotë: “Prifti as nuk më është përgjigjur madje!”.
Për të qenë puna edhe më keq, për shkak të shkallëve të kalbura që çojnë lart në kambanoren e kishës ngjitja atje përbën rrezik, prifti Camenzind ka vendosur ta ndalojë vizitën e shtatores. Para pak javësh Marietta kishte pasur rastin e fundit për t`u ngjitur në kambanore. Prej atëherë ajo nuk e ka parë më shtatoren, “Është një makth, unë mezi mund të fle dhe të ha. Më së miri do të ishte ta merrja Madonën në shtëpinë time. Në sallon do të kishte mjaft vend për të”.
Por, prifti nuk tregon mirëkuptim. “Është më mirë që edhe njerëz tjerë t`i gëzohen shtatores se sa të qëndrojë në kambanore”. Ai thotë se ja ka sqaruar edhe personalisht pikëpamjen e vet zonjës Franzen, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, fshati është duke mbështetur planet e tij. Camenzind është i prerë: “Ajo nuk do të vendoset në asnjë mënyrë në një sallon privat! Fundja, gruaja që po e kërkon atë, as që është duke paguar taksat kishtare në famulli.
Kështu si qëndron sot puna, është duke i pritur vetëm ardhja e një eksperti për mbrojtjen e monumenteve për ta shikuar shtatoren që kushton disa qindra franga. Po e dha ai dritën e gjelbër, relikti nga Andermatt-i do të fluturojë shumë shpejt për në Kosovë. Dhe kundër kësaj nuk do të ndihmojnë më as lutjet!
Financimi i transportimit të shtatores tashmë është siguruar përmes donacioneve private.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









