Kultura
Sonte Teatri “Oda” me “Doruntinën” në Cyrih
Dy shfaqjet e dramës "Doruntina" jepen më 28 dhe 29 nëntor me fillim në orën 19.30, në teatrin "Miller`s" në Cyrih. albinfo.ch është sponsor medial i festivalit
Në “Secondotheaterfestival”, festival ky i rëndësishëm zviceran i teatrit që po mbahet në Cyrih, sonte dhe nesër (28 dhe 29 nëntor) jepet shfaqja “Doruntina”, që është një bashkëprodhim i teatrit “Oda” të Prishtinës dhe “Blessed Unrest” të Nju Jorkut.
Festivali ka filluar më 20 nëntor ndërsa shfaqjet në konkurrencë për çmim kanë filluar të jepen më 25 nëntor, kur dhe është bërë hapja solemne e festivalit. “Doruntina” është e treta nga gjithsej katër shfaqjet konkurruese për çmimin e festivalit.
Është hera e parë që në këtë festival i cili sivjet ka edicionin e tij tüë nëntë, jepet edhe një shfaqje nga Kosova dhe në përgjithësi një shfaqje shqiptare.
Ndër aktivitetet e shumta që zhvillohen në kuadrin e këtij festivali, ku përsfhihen debate dhe punëtori të ndryshme, është edhe prezantimi i kuzhinave të vendeve prej nga jepen shfaqjet. Kështu, më 28 dhe 29 nëntor, para shfaqjes, duke filluar nga ora 18.00 në ambientin e hapur pranë teatrit “Miller`s” piqet flija, specialiteti i njohur shqiptar. Të interesuarit mund të shikojnë procesin e përgatitjes së flisë dhe ta shijojnë atë.
“Doruntina”, është një dramë që ndërtohet mbi legjendën e njohur të vëllait që i jep besën motrës dhe këtë besë do ta përmbushë edhe pas vdekjes së tij. Duke qenë një bashkëprodhim në mes të teatrit “Oda” të Prishtinës dhe atij “Blessed Unrest” të Nju Jorkut dhe për këtë arsye teksti i shfaqjes lexohet shqip dhe anglisht, sqaron udhëheqësja e festivalit, Gjyle Julie Krasniqi për albinfo.ch.
Autorë të tekstit të frymëzuar edhe në romanin “Kush e solli Doruntinën” të Kadaresë, janë Matt Opartny dhe Lirak Çelaj. Me emocionalitetin e vet intensiv dhe dinamikën psikike drama “Doruntina” është pritur me entuziazëm nga publiku, kudo ku ajo është shfaqur. Shfaqja kosovaroamerikane ka qenë për dy sezone të plota “e shitur” në Nju Jork ndërsa ndodhet në një turne nëpër Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Në Cyrih ajo do të jepet dy net.
Regjinë e kanë bërë Jessica Burr dhe Florent Mehmeti ndërsa rolet kryesore i luajnë Ilire Vinca. Eshref Durmishi, Nëntor Fetiu, Semira Latifi, Tatyana Kot, Poppy Liu, Matt Opatrny, Nathan Richard Wagner. Emrat e perzier të aktorëve dhe të gjithë stafit flasin për një bashkëpunim interesant të dy teatrove “Oda” dhe “Blessed Unrest”. Ato realizojnë shfaqje të përbashkëta, në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) që nga viti 2005. Ky partneritet i dy teatrove të pavarura është kurorëzuar tashmë me shumë suksese dhe përbën një urë lidhjeje kulturore në mes Kosovës dhe SHBA-së.
Dy shfaqjet e dramës “Doruntina” jepen më 28 dhe 29 nëntor me fillim në orën 19.30, në teatrin “Miller`s” që gjendet në Seefeldstrasse 225, 8008, Zürich.
Platforma albinfo.ch është sponsor medial i festivalit “Secondotheaterfestival”
Numrat e telefonit për bileta
[email protected]
Tel. +41 (0) 44 387 99 79
Biletat standarde për këtë shfaqje kushtojnë nga 36 franga ndërsa për kategori të ndryshme si për nxënës, studnetë apo me abonamentë të ndryshëm ato mund të kushtojnë 33 gjegjësisht 20 franga, sipas kategorisë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Nëntor 2016
- Ora20:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit15 Nëntor 2016 - 17:00
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











