Integrimi
Mashtrimi i emigrantëve shqiptarë në Britani
Emigrantët shqiptarë në mënyrë të paligjshme janë paraqitur si të mitur, duke mashtruar për përfitimin e dokumenteve
Emigrantët shqiptarë edhe një herë janë në qenë të vëmendjes në Britani të Madhe. Edhe kësaj radhe, jo për të mirë, shkruan albinfo.ch.
E përditshmja angleze “Daily Mail” në një shkrim të saj ka dhënë alarmin se shkollat dhe nxënësit e tyre po rrezikohen nga fëmijët shqiptarë që janë emigrant të paligjshëm në këtë vend.
Sipas shkrimit, emigrantët shqiptarë në mënyrë të paligjshme janë paraqitur si të mitur, duke mashtruar për përfitimin e dokumenteve. Ata po regjistrohen në shkolla duke vënë në rrezik fëmijët e tjerë, thuhet në raportin zyrtar.
Dokumentet e zbuluara nga “The Mail” tregojnë se mësuesit kanë qenë të detyruar për të marrë “masa disiplinore” ndaj azilkërkuesve, pasi kanë frikë se nuk janë të mitur, por janë të rritur. Në raport thuhet se disa shkolla kanë refuzuar këta fëmijë, pasi dyshojnë se janë më të mëdhenj.
Pothuajse 500 shqiptarë mbërritën në Britani vitin e kaluar duke pretenduar se janë fëmijë të vetmuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












