Integrimi
Ndizen qirinj edhe në Cyrih për Astrit Deharin
Ndezje qirinjsh për të nderuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje është paralajmëruar sot në mbrëmje para konsullatës kosovare në Cyrih.
“Një qiri për një dritë të shuar përgjithmonë. Një qiri për Astritin. Unë do të ndez një qiri sot para Konsullatës së Kosovës ne Cyrih, në Eugen-Huber-strasse 19a, në orën 18:00. Pa prapavijë politike, pa motive të shtyra apo të fryra nga ndonjë subjekt politik. Besoj se nuk do të jem i vetëm, besoj se do të jetë edhe dikush nga ju. Jeni të mirëseardhur”, thotë njëri nga organizatorët, Fatmir Haziri.
“Pa dashur të akuzohet askush për vdekjen tragjike apo vrasjen (deri sa të vërtetohet shkaku i vdekjes), besoj se do t’u lejohet edhe ekspertëve të pavarur, pa ndonjë direktivë apo motiv të keqpërdorimit apo pa lënduar apo fajësuar askënd, thjesht për familjen, farefisin e shoqërinë, së paku ua kam borxh Astritit e Arbënorit”, thotë për albinfo.ch Fatmir Haziri, ish-aktivist i Vetëvendosjes dhe shok i dy vëllezërve të ndjerë Dehari.
Astrit Dehari ishte arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës dhe kishte qëndruar në paraburgim në burgun e Prizrenit për 68 ditë.
Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, Arbnori, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












