Shkurt.ch
Blerësit mirëpresin heqjen nga qarkullimi të qeseve plastike
“Numri i qeseve që janë marrë (blerë) në këto filiale ka qenë për 80 për qind më i vogël se sa kur ato ishin pa pagesë, ka thënë një zëdhënës i Coop-it. Sipas tij, shumica e blerësve kanë reaguar pozitivisht ndaj kësaj risie
Në dy gjigantët e tregtisë me pakicë në Zvicër “Coop” dhe “Migros” ka filluar javën që shkoi testimi i shitjes së qeseve plastike për një përdorim, të cilat deri tash jepeshin falas. Kjo javë testimi ka treguar rezultate shumë të mira thonë në “Coop”, i cili kishte futur në test dhjetë filiale të vetat në Cyrih, shkruan sda.ch.
“Numri i qeseve që janë marrë (blerë) në këto filiale ka qenë për 80 për qind më i vogël se sa kur ato ishin pa pagesë, ka thënë një zëdhënës i Coop-it, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, shumica e blerësve kanë reaguar pozitivisht ndaj kësaj risie. “Ata, ose e quanin hap të qëlluar drejt mbrojtjes së ambientit heqjen qeseve plastike ose thjesht, hiqnin dorë nga blerja e qeses”, ka shtuar ai.
Deri në pranverë të vitit 2017 qeset e përmendura do të jepen me pagesë në të gjitha filialet e Coop-it.
Nga ana tjetër, në Migros, qeset plastike për një përdorim, që nga sot, 1 nëntor, janë me pagesë në të gjitha filialet. Edhe zëdhënësi i Migrosit ka thënë për SDA se në këto orë të para të ndryshimit, blerësit kanë pasur reagim pozitiv. Disa prej tyre kanë pyetur te arka përse nuk ka më qese plastike pa pagesë, por shumica e tyre e pranojnë këtë masë si një kontribut për mbrojtjen e ambientit, përcjell albinfo.ch. Qeset që tash shiten 5 rapë (centë) si në Migros .
Një marrëveshje në mes të ndërmarrjeve të shitjes me pakicë parashikon që deri në fillim të vitit 2018, përdorimi i qeseve plastike në Zvicër të reduktohet për 80 për qind. Ndërkohë, për paketimin e pemëve dhe perimeve, do të vazhdojnë të mbeten në dispozicion qeset e vogla plastike edhe më tutje.
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










