Integrimi
Politikani i SVP-së i del në mbrojtje reperit Besko: “Ai i nevojitet Zvicrës”!
“Është një shans i humbur. Reperi i dëbuar do të mund të bënte ndikim pozitiv te migrantët tjerë të rinj. Duhet të mendojmë kthjellët: Ai na shërben këtu më mirë se në Kosovë”, ka thënë Reimann
Reperit Besko (Besian Kacorraj) i cili para dy javësh është dëbuar nga Zvicra në Kosovë i ka ardhur mbështetje nga një person krejt i paimagjinueshëm! Ka qenë pikërisht deputeti i SVP- i Lukas Reimann, i njohur si përfaqësues i linjës së fortë të kësaj partie të djathtë, i cili ka dalë me deklaratën që Besko nuk duhej të deportohej, shjkruan 20minuten.ch.
“Është një shans i humbur. Reperi i dëbuar do të mund të bënte ndikim pozitiv te migrantët tjerë të rinj. Duhet të mendojmë kthjellët: Ai na shërben këtu më mirë se në Kosovë”, ka thënë Reimann, i cili njihet madje edhe për disa konteste me dy reperë tjerë me prejardhje shqiptare në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, deputeti i SVP-së i është drejtuar me një letër shefit të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) Mario Gattiker. Ndonëse Reimann vazhdon të jetë për qëndrim të ashpër në dëbimin e të huajve me dosje krimi, ai thekson se ky është “një rast i rëndë”.
I pyetur nga albinfo.ch, Besko e ka konfirmuar se është i informuar për mbështetjen që i ka ardhur nga politikani i SVP-së. Por, ndonjë deklaratë më të hollësishme rreth kësaj, ai ka thënë se mund ta bëjë vetëm pas emisionit të sontëm.
Më konkretisht lidhur me reagimin e politikanit Reimann kundër dëbimit të Besko-s do të marrim vesh në emisionin Rundschau të transmetuesit publik SRF, sonte që fillon në orën 20.55.
Siç ka shkruar edhe albinfo.ch. Besian Kacorraj është dëbuar nga Zvicra për një varg deliktesh të kryera, për të cilat ka vuajtur dënimin. Por, gjatë burgut ai ka pësuar një ndryshim pozitiv dhe është marrë si shembull integrimi për të rinjtë me prejardhje të huaj.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











