Shkurt.ch
“Rrëshqitje nga e majta” në Aargau dhe Bazel
Në Kantonin Aargau, socialdemokratët kanë marrë 5 ulëse më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Në Bazel ata dhe të Gjelbrit kanë pasur një rritje simbolike
Sot janë mbajtur zgjedhjet për parlamentet dhe për qeveritë në kantonet Aargau dhe Baselstadt. Ndryshe nga trendi i rrëshqitjes në të djathtë që po mbretëron viteve të fundit në nivel vendi, zgjedhjet në këto dy kantone kanë sjellë një lëvizje në kahun e kundërt! E majta ka bërë një kthesë të rëndësishme sidomos në Kantonin Aargau, raportojnë mediat zvicerane. Në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit tashmë kjo parti ka pesë deputetë më tepër se në zgjedhjet e kaluara, ose me një rritje prej 4%.
Në këtë mënyrë socialdemokratët me 27 vende në parlament tash janë partia e dytë për nga madhësia në kanton. Por, SVP me 45 vende vazhdon të jetë e para, me një distancë të theksuar, përcjell albinfo.ch. Kështu, SP-ja vendet shtesë i ka fituar “në shpinë” të CVP dhe GLP-së, ndërsa SVP dhe FDP e kanë ruajtur numrin e vendeve që e kanë pasur. Humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve është CVP-ja me dy vende më pak në parlament.
Edhe zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Baselstadt-it, e majta ka korrur një fitore relative. Ajo në fakt ka avancuar edhe më parë në këtë kanton. SP si partia më e fortë në këtë kanton ka shtuar edhe një vend duke arritur në numrin prej 34 vendesh. Po ashtu edhe partia tjetër e majtë, ajo e Gjelbër ka shtuar një vend në parlament, ku tash do të përfaqësohet me 14 deputetë.
Por fituesja kryesore në këto zgjedhje është një parti me karakter lokal e profilit liberal LDP, transmeton albinfo.ch. Ajo ka fituar plus pesë vende në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe kështu tash ka 15 deputetë, aq sa ka edhe SVP, e cila ka ruajtur numrin që ka pasur. LDP “ua ka marrë” vendet e deputetëve partive si FDP (2), GLP (2) dhe CVP (1).
Në zgjedhjet për ekzekutivin e kantoneve të përmendura ka pasur një trend të ruajtjes së pozicioneve. Në Baselstadt do të vazhdojë të qeverisë shumica e majtë (SP/të gjelbrit) ndërsa në Aargau, shumica e djathtë. Por në të dy kantonet do të duhet që për një, respektivisht dy vende në qeveri të shkohet në balotazh.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









