Shkurt.ch
Qeveria forcon mbrojtjen e të miturve nga lojërat dhe mediat kompjuterike
Duke qenë se videot dhe lojërat kompjuterike sot janë shumë lehtë të arritshme, mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtjet e padëshirueshme është shumë e rëndësishme
Këshilli Federal i Zvicrës synon që fëmijët dhe të rinjtë në të ardhmen të mbrohen më mirë nga përmbajtjet e papërshtatshme mediale. Ai ka ngarkuar Ministrinë e Brendshme që deri në fund të vitit 2017 ta përpunojë një ligj i cili do t`i rregullojë në mënyrë unike shenjat që tregojnë kufizimet për mosha të caktuara te videot dhe lojërat kompjuterike.
Duke qenë se videot dhe lojërat kompjuterike sot janë shumë lehtë të arritshme, mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtjet e padëshirueshme është shumë e rëndësishme, transmeton albinfo.ch. Deri më tash federata me programin “Rinia dhe mediat” së bashku me kantonet dhe degët përkatëse ka promovuar kompetencën mediale të të rinjve. Ndërsa tash, Këshilli Federal në bashkëpunim me aktorët e njëjtë do t`i fuqizojë përvojat e programit në fjalë duke e rregulluar mbrojtjen e të rinjve nga mediat me masa plotësuese.
Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga lojërat kompjuterike dhe filmat ka boshllëqe. Shenjat që tregojnë kufizimet për mosha të reja me rastin e blerjes së DVD-ve dhe lojërave kompjuterike si dhe hyrja në kinema në shumicën e kantoneve nuk është e rregulluar me ligj. Boshllëqe ka edhe në shërbimet e shkarkimit në internet si youtube etj.
Prandaj duhet të krijohet një kornizë me forcë detyruese në nivel nacional për rregullimin e kësaj fushe (për shembull: kontrollimi i letërnjoftimeve). Federata merr përsipër funksionet drejtuese dhe mbikëqyrëse ndërkohë që kantonet dhe bashkësitë e degëve përkatëse do të kujdesen për zbatimin konkret të mbrojtjes së të rinjve nga mediat.
Parashihet që mbrojtja në fjalë në Zvicër të arrijë nivelin i cili parashihet edhe në BE.
Këshilli Federal ka ngarkuar Ministrinë e Brendshme që deri në fund të vitit 2017 ta përpunojë një ligj i cili do t`i rregullojë në mënyrë unike shenjat që tregojnë kufizimet për mosha të caktuara te videot dhe lojërat kompjuterike.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











