Shkurt.ch
Alarm për bombë në aeroplanin rus
Menjëherë pas alarmit, janë shkarkuar të gjitha valixhet nga bagazhi i aeroplanit dhe janë detyruar të gjithë pasagjerët që t`i verifikojnë ato
Pasagjerët e një aeroplani rus udhëtarësh të kompanisë Aeroflot është dashur të evakuohen sot rreth orës 13 për shkak të një alarmi për bombë. Aeroplani ishte në fazën pak para nisjes. Të 115 pasagjerët kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, njofton srf.ch.
Një burrë ishte paraqitur në sportelin e kompanisë së përmendur dhe kishte njoftuar se, sipas tij, në aeroplan gjendej një bombë, njofton prokuroria e Gjenevës. Policia e ka ndaluar personin në fjalë dhe ndaj tij po zhvillohet procedurë penale.
Aeroplani duhej të fluturonte në drejtim të Moskës, ka bërë të ditur një zëdhënës i Aeroportit të Gjenevës.
Menjëherë pas alarmit, janë shkarkuar të gjitha valixhet nga bagazhi i aeroplanit dhe janë detyruar të gjithë pasagjerët që t`i verifikojnë ato. Ekspertët e materieve shpërthyese nga Policia e Gjenevës e kanë kontrolluar aeroplanin. Alarmi ka shkaktuar një vonesë të madhe të pasagjerëve të cilët është dashur të shpërndahen në aeroplanë të tjerë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












