Shkurt.ch
Parlamenti, kundër kufizimit të numrit të të huajve nga vendet e treta
Qeveria kishte propozuar që hyrja e të huajve që vijnë nga vendet e treta (jashtë BE-së) të kufizohet me kontingjente. Por Dhoma Nacionale e Parlamentit e ka kundërshtuar këtë propozim. Ajo është shprehur me shumicë kundër kufizimeve
Për të mos i rrezikuar marrëveshjet bilaterale me Brukselin, Parlamenti i Zvicrës do të heqë dorë nga caktimi i kontingjenteve për të huajt nga vendet e BE-së. Nga ana tjetër, për shtetet e treta nuk ka asnjë marrëveshje që do të pengonte Zvicrën për t`i futur kontingjentet, shkruan sonntagsblick. Nisur nga kjo, qeveria kishte propozuar që hyrja e të huajve që vijnë nga vendet e treta (jashtë BE-së) të kufizohet me kontingjente. Por ndërkaq Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e ka kundërshtuar këtë propozim, përcjell albinfo.ch. Ajo është shprehur me shumicë kundër kufizimeve përveç në rastet e migrantëve me kualifikime të larta që vijnë në Zvicër për të punuar.
Me fjalë tjera: nxënësit, studentët, pensionistët, “Aupair”-ët, pacientët me kohë të gjatë në sanatoriume dhe fëmijët nën kujdestari, mund të vijnë në mënyrë të pakufizuar në Zvicër. Sa për ilustrim: nga të 44.000 të huajt e vendeve të treta që gjatë vitit 2015 kanë ardhur në Zvicër, 8700 kanë qenë nxëne¨s dhe studentë. Që këta të mos i nënshtrohen rregullit të kontingjenteve , është angazhuar Bashkësia e Shkollave Private të Zvicrës, përmes anëtarit të kryesisë, Gerhard Pfister, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i CVP-së, transmeton albinfo.ch. Pfister në të njëjtën kohë njihet për atë se kërkon masa më të ashpra sa i përket migracionit nga vendet e BE-së.
Heqja dorë nga kontingjentet ka ndikim të veçantë te kategoria e bashkimit familjar. Gjatë vitit 2015 në Zvicër kanë ardhur më shumë se 20 mijë veta mbi këtë bazë. Ata u janë bashkuar familjarëve te tyre po ashtu me prejardhje të huaj. Ndërsa në emër të bashkimit familjar gjatë vitit 2013 kanë ardhur edhe mbi 7000 veta si anëtarë familjesh të zviceranëve.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













