CH-Ballkani
Dënohen vëllezërit shqiptarë në Britani
Agusin Sula është dënuar me 18 vite burg, ndërsa vëllai i tij, Ermal Sula, 24-vjeç u dënua me 4 vite burg për ndihmë ndaj kriminelëve
Mediat britanike kanë shkruar përsëri për Augsin Sula, por kësaj radhe edhe për vëllain e tij, përcjell albinfo.ch.
Një adoleshent shqiptar u dënua me të paktën 18 vite burg, pasi vrau me thikë 20 cm një të ri tre vite më të madh. Agusin Sula, 18-vjeç qëlloi shtatë herë me thikë shtetasin Mateusz Szleper, 21 vjeç.
Viktima po merrte ushqim në një dyqan të posaçëm kur Sula e ndoqi dhe e sulmoi atë më 14 shkurt. Vëllai i tij, Ermal Sula, 24-vjeç u dënua me 4 vite burg për ndihmë ndaj kriminelëve.
Gjykatësi i çështjes, tha se Agusini nuk kishte ekspozuar asnjë pendim për krimin e bërë. “Ju keni qenë i vrullshëm, i paqëndrueshëm dhe i zemëruar atë natë”, tha gjykatësi sipas BBC-së.
Pas krimit, shqiptari me banim në Britani ka fshehur thikën në një shkurre si dhe ka larë rrobat e tij në përpjekje për të humbur gjurmët.
Dëshmitarët e kanë përshkuar në një “gjendje shumë të paqëndrueshme mendore” kur ka shkuar për të kryer krimin. Viktima ishte një i huaj për 18 vjeçarin, i cili kishte menduar se e kishte ndjekur një natë më herët.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












