CH-Ballkani
Gratë kosovare frikësohen të kërkojnë të drejtën e trashëgimisë
Vetëm 16 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruara në emër të grave.
Ajo ka mbushur 70 vjet tani, por prej vitesh ka jetuar me miqtë, por në një apartament me qera. Gruaja nga Shtimja e cila dëshiroi të mbetet anonim është duke luftuar për të drejtën e saj, për të jetuar në shtëpinë ku u rrit, shkruan ‘BIRN’.
Pasi prindërit i vdiqën, ashtu si një grua e pamartuar shtëpia i takoi vëllait të saj në vitin 2000. Pas një gjyqi që zgjati 15 vjet, Gjykata vendosi në favor të saj.
Por, vëllai i saj nuk e lë të kthehet në shtëpi, pasi ata llogariten të ndarë, përkundër vendimit të gjykatës. Ajo ka kërkuar ndihmë nga Ombudspersoni i Kosovës, duke shpresuar që të kthehet, ku ajo mendon se i takon. Ajo mendoi edhe të thërret policinë, por mendoi se është alternativë shumë ekstreme, përcjell albinfo.ch.
Ajo është në fakt, pak nga gratë kosovare që shkojnë në Gjykata për të kërkuar pjesën e saj të trashëgimisë. Ekspertët thonë se mentaliteti tradicional është për t’u fajësuar për faktin se shumë gra në Kosovë thjesht kanë braktisur të drejtat e tyre të trashëgojnë pronë dhe pasuri që ato kanë të drejtë të plotë për të.
Edhe pse ligji në Kosovë mbështet të drejtat e barabarta të grave në trashëgimi, OJQ-të thonë se ngritja e vetëdijes së grave për të drejtat e tilla mbetet një sfidë.
Ligji për trashëgiminë në Kosovë iu jep grave dhe burrave të drejta të barabarta për të trashëguar pasurinë nga paraardhësit e tyre.
Por, nëse njëra palë heq dorë, atëherë, vendimi nuk mund të kthehet pas. Në shumicën e rasteve, edhe pse gratë kanë të drejta të barabarta, ato heqin dorë nga trashëgimia.
Vetëm 16 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruara në emër të grave.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













