CH-Ballkani
Thellohet bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Iowas
47 ushtarë të Gardës Kombëtare të Amerikës Iowa janë kthyer në shtëpi nga udhëtimi i parë zyrtar në Kosovë, ku liderët e rinj, Iowa kanë krijuar marrëdhënie me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan albinfo.ch.
Si pjesë e programit të Iowas dhe Kosovës, ushtarët vizituan objektet ushtarake të FSK-së në Prishtinë dhe Mitrovicë, eksploruan qytetin e Prizrenit dhe kalanë e saj.
Anëtarët e FSK-së ndanë përvojat e tyre nga lufta e Kosovës, një konflikt etnik të armatosur, i cili zgjati nga shkurti 1998 deri në qershor 1999, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtën rol të madh, madje edhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Majori Xhafer Preteni i Brigadës Operacionale të FSK-së dhe veteran i luftës, ka ndarë përvojën e tij me amerikanët. “Unë ju falënderoj për gjithë mbështetjen tuaj, nga kjo betejë e veçantë të Mitrovicës. Ne ju jemi mirënjohës”, ka thënë ai.
Që nga marsi i vitit 2011, Iowa është angazhuar me Republikën e Kosovës, si pjesë e Programit Shtetëror të Gardës e Byrosë Kombëtare të Partneritetit, ndihmuar FSK-në në përmirësimin e kapaciteteve dhe aftësive të tyre, si dhe në përgjigje të fatkeqësive dhe menaxhimin e emergjencave.
Kosova e sheh këtë partneritet si arritjen e saj më të rëndësishme të bashkëpunimit të sigurisë, që nga pavarësia e saj dhe formimin e FSK-së. Si duke këto motra-shtete do të vazhdojnë bashkëpunimin e do të ketë shkëmbime e përvoja të ndryshme.
Ushtarët amerikanë e kanë ndihmuar FSK-në në disa aspekte. “Ne shpresojmë që të kemi këtë partneritet për një kohë të gjatë”, tha major Ilir Rama. “Ne kemi mundësi për të ndihmuar njëri-tjetrin, e gjithashtu për të mësuar”, shtoi ai.
Pas më shumë se pesë vjet takime të përbashkëta, ky partneritet është rritur shumë. Bashkëpunimi pritet të vazhdojë edhe më tutje, dhe Iowa, duket se është aleati më i madh i FSK-së, që nga shpallja e Pavarësisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












