CH-Ballkani
Bashkimi Evropian ndan edhe 600 milionë për refugjatët në Turqi
Nga këto, 300 milionë do të shkojnë për arsimim dhe 300 milionë euro të mbetura për kujdesin shëndetësor të refugjatëve në Turqi, u bë e ditur nga Komisioni Evropian (KE)
Bashkimi Evropian (BE) ka ndarë edhe 600 milionë euro për refugjatët në Turqi, në përputhje të instrumentit financiar, të miratuar pas marrëveshjes për t’u përballur me fluksin e refugjatëve.
Nga këto, 300 milionë do të shkojnë për arsimim dhe 300 milionë euro të mbetura për kujdesin shëndetësor të refugjatëve në Turqi, u bë e ditur nga Komisioni Evropian (KE), përcjell albinfo.ch.
Fondet do të mbulojnë shpenzimet e shkaktuara për integrimin e refugjatëve sirianë në sistemin arsimor të vendit. Granti i drejtpërdrejtë do të mundësojë rreth 500 mijë studentë nga Siria për të mësuar gjuhën turke, për të vazhduar arsimimin e tyre në vend.
Kështu ndihma totale financiare e dhënë nga BE-ja për Turqinë, sipas marrëveshjes së arritur, arrin në rreth 2.24 miliardë euro, nga 3 miliardë sa ishin marrë vesh.
Komisioni Evropian kujton se janë premtuar 3 miliardë për Turqinë, 1 miliard nga buxheti i BE-së dhe pjesa e mbetur prej 2 miliardë euro nga shtetet anëtare. Sipas Brukselit, tashmë është miratuar vendimi nga të gjitha shtetet anëtare që të kontribuojnë në këtë fond.
Në të njëjtën kohë, KE ka lëshuar edhe të dhënat për zbatimin e skemës për zhvendosjen e refugjatëve nga Greqia dhe Italia. Janë duke lëvizur 160.000 njerëz në vendet e tjera të BE-së. Deri tani janë dërguar vetëm 5651 persona. 4455 prej tyre nga Greqia dhe 1.196 nga Italia.
Turqia në traktatin e BE-së që nga marsi ka transferuar pak më shumë se 1.000 refugjatë sirianë, thotë Komisioni Evropian.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













