Shkurt.ch
Shtrenjtimi i sigurimit shëndetësor: Kush do të paguajë më shumë?
Premitë e sigurimit shëndetësor janë shtrenjtuar çdo vit që nga futja e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në vitin 1996. Dhjetë vjetët e fundit me një mesatare prej 3.6 për qind.
Premitë e sigurimeve shëndetësore për të rriturit do të shtrenjtohen vitin e ardhshëm me një mesatare prej 4.5 për qind, ose 19.15 franga në muaj. Kjo vlen për të ashtuquajturat premi standarde: Sigurimi bazë për një të rritur me 300 franga franshisë. Në varësi të kantonit, shifrat ndryshojnë në masë të madhe.
Më shtrenjtë do ta kenë fëmijët, premitë e tyre do të rriten 6.6 për qind, ose 6.55 franga. Arsyeja: Premitë te fëmijët kohët e fundit nuk mbulojnë më shpenzimet. Kështu ka njoftuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Edhe pse sigurimi shëndetësor duhet të jetë për fëmijë më i ulët se për të rriturit. Të rinjtë do të të paguajnë më shumë në vitin 2017: premitë e tyre do të rritet me një mesatare prej 5.4 për qind.
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të informojnë të siguruarit e tyre deri në fund të tetorit për premitë për vitin e ardhshëm. Një ndryshim i sigurimit shëndetësor, ose modeli i sigurimit është i mundur deri në fund të nëntorit.
Një faktor tjetër që ndikon në rritjen e premive më 2017 është edhe i ashtuquajturi “kompensim i rrezikut”.
Premitë rriten çdo vit!
Premitë e sigurimit shëndetësor janë shtrenjtuar çdo vit që nga futja e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në vitin 1996. Dhjetë vjetët e fundit me një mesatare prej 3.6 për qind.
Një fund i shtrenjtimit nuk është i parashikueshëm, siç thotë ministri i Shëndetësisë, Alan Berset. Një arsye është demografia, më 2050 do të jetojnë në Zvicër dy herë më shumë 80-vjeçarë se sa sot”.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














