Shkurt.ch
Politikania e gjelbër kërkon që azilkërkuesve t`u ndalohen televizorët!
"Televizioni ndikon negativisht në integrim, pasi që shpesh te azilkërkuesit televizorët nuk ndalen gjatë gjithë ditës...”
Azilkërkuesit nuk janë të paprekshëm. Ka kohë, sidomos që nga fluksi i madh i dy viteve të fundit i refugjatëve nga Lindja e afërme, që në opinionin perëndimor, nuk kihet shumë kujdes për gjuhën “politikisht korrekte” ndaj tyre. Kështu është edhe në Zvicër dhe një gjuhë e tillë nuk paraqet më befasi. Sidomos kur vjen nga qarqet e djathta e populiste. Mirëpo, së paku habi, në mos edhe diçka më shumë, ka shkaktuar së fundi shprehja “pa qime në gjuhë” e një politikaneje të gjelbër, Susane Höchuli, e përdorur në raport me azilkërkuesit.
Höchuli është që nga viti 2009 në ekzekutivin e kantonit Aargau dhe gjatë gjithë kohës është ballafaquar me sfidën e azilit në këtë kanton. Prandaj duket se e gjithë kjo i ka ardhur “në majë të hundës” sa që në një intervistë dhënë gazetës “Schweiz am Sonntag”, ajo me shprehjet e saj nuk i lë gjë mangut rivalëve të partisë së saj, partive të djathta.
Politikania e gjelbër ka thënë se ndaj azilkërkuesve dhe sidomos në raport me integrimin e tyre, Zvicra duhet të jetë “dukshëm më e ashpër, transmeton albinfo.ch
“Kush vjen te ne duhet t`i sigurohet një kulm mbi kokë, ushqim, përkujdesje mjekësore dhe siguri. Por kjo nuk duhet të jepet falas. Secili që i dëshiron të gjitha këto dhe plus 10 franga si para xhepi në ditë, duhet t`i meritojë, duke ndjekur kursin për integrim. Në mëngjes ndiqet kursi i gjermanishtes e pasdite shkohet në punë. S`ka lidhje a ju përshtatet kjo atyre apo jo. Kjo duhet të bëhet”, ka qenë e rreptë politikania (ende) e gjelbër, përcjell albinfo.ch. Por, kjo nuk është e tëra.
Ajo ka kërkuar që azilkërkuesve të mos u lejohet televizioni. Së paku ajo, në shtëpinë e prindërve ku ka strehuar dy azilkërkues, nuk ua lejon këtë. “Televizioni ndikon negativisht në integrim, pasi që shpesh te azilkërkuesit televizorët nuk ndalen gjatë gjithë ditës”. Ajo mund edhe ta kuptojë se televizioni është njëfarë dritareje për vendlindjen. “Por, një aparat televiziv mund ta kenë vetëm ata që kanë mundësi ta blejnë atë vetë dhe të paguajnë taksat mujore”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












