Jeta në Zvicër
Zviceranët pranojnë të përgjohen
Zviceranët me 65.5 për qind të votave, sipas rezultateve përfundimtare të së dielës, mbështetën një ligj të ri mbi përgjimet, i cili është parë si një fitore e Qeverisë, e cila thotë se nga dhuna në rritje në botë shërbimet sekrete duhet të kenë më shumë fuqi.
Për këto masa u deklaruan shumica në të gjitha 26 kantonet dhe gjysmë kantonet në vend, pavarësisht nga fakti se kundërshtarët e iniciativës kanë shprehur shqetësimin se ligji mund të çojë në shkelje të lirive civile. Dhe, sipas mbështetësve të iniciativës, masat e reja do të ndihmojnë për të mbrojtur qytetarët nga kërcënimet terroriste, shkruajnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani policia dhe shërbimet e inteligjencës zvicerane kishte kompetenca të kufizuara në krahasim me vendet e tjera perëndimore. Përgjimi i telefonit dhe monitorimi i e-mailit ishin të ndaluar më parë, pavarësisht nga rrethanat.
Megjithatë, ligji i ri do të ndryshojë. Qeveria zvicerane thotë se qëllimi i referendumit është për të krijuar një sistem që do të mbledhë të dhëna, të ngjashme me atë të zhvilluar nga Agjencia amerikane e Sigurisë (NSA), aktivitetet e së cilës dy vjet më parë ishin demaskuar nga ish-punonjësi i saj, Edward Snowden.
“Nuk bëhet fjalë për për përgjimin e të gjithëve. Por, ka të bëjë me shërbimet e inteligjencës që duhet të bëjnë punën e tyre”, tha për RTS deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokristiane, Yannick Boutin,
Ministri i Mbrojtjes, Guy Parmelen, argumenton se sistemi zviceran nuk mund të krahasohet me sistemin e sigurimeve të tjera amerikane, apo të atyre vendeve, të cilat janë duke luftuar për të gjetur ekuilibrin e duhur në mes të privatësisë dhe sigurisë”.
Sipas ligjit të ri, përgjimi i telefonit dhe monitorimi i komunikimeve elektronike do të zbatohet vetëm me miratimin e Gjykatës Federale, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














