Shkurt.ch
Trendet: Humbin dy iniciativat “e majta” dhe fiton ajo “e djathtë”
Ndonëse është ende herët dhe fletëvotimet nuk kanë mundur të votohen të gjitha, institucionet që merren me hulumtimin e opinionit dhe mediat zvicerane tashmë kanë dalë me rezultate të përafërta të votimit të tri iniciativave në nivel nacional.
Ndonëse është ende herët dhe fletëvotimet nuk kanë mundur të votohen të gjitha, institucionet që merren me hulumtimin e opinionit dhe mediat zvicerane tashmë kanë dalë me rezultate të përafërta të votimit të tri iniciativave në nivel nacional.
Sipas institutit GFS Bern, iniciativa për shërbimin informativ ka gjasa të mira të dalë fituese. Me këtë rezultat, ligji i ri i miratuar i ofron më shumë kompetenca shtetit në përgjimin e personave të caktuar. Të gjitha partitë e djathta, të cilat janë shumicë në parlament kanë qenë pro.
Nga ana tjetër dy iniciativat tjera, të shtyra nga partitë e majta dhe sindikalistët, po tregojnë shenja humbjeje. Kështu sipas GFS Bern, trendi aktual i nxjerrë nga numërimi i votave në 75 për qind të komunave ku votohet, është negativ për iniciativën “AHVplus” po edhe për atë “Për ekonomi të gjelbër”.
Pak pas orës 12, i vetmi kanton ku është bërë numërimi i votave ka qenë kantoni Glarus, ku dy iniciativat e përmendura kanë marrë vetëm 31 gjegjësisht 37% të mbështetjes. Nga ana tjetër 62% e qytetarëve të Glarusit e kanë dhënë votën pro për iniciativën e shërbimit informativ.
Sipas paralajmërimeve edhe Kantoni i Cyrihut ka votuar sipas këtij trendi.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












