CH-Ballkani
Dënimet e ashpra kanë shkaktuar shumë reagime në Kosovë
Qytetarët ankohen se nuk kanë para të paguajnë këso dënime marramendëse dhe ky ligj duhet të shqyrtohet edhe një herë
Në Kosovë që disa ditë ka hyrë në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili parasheh gjoba të ashpra si për shoferët ashtu edhe për këmbësorët që thyejnë rregullat e komunikacionit, shkruan albinfo.ch.
Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj.
Me ligjin e ri është paraparë edhe dënimi për dëmtimin e shenjave të komunikacionit, ku gjoba do të jetë 6000 euro, si dhe vendosja e radarëve me blic nëpër rrugë.
Vozitja nën ndikimin e alkoolit dënohet deri në 1500 euro, kurse nëse shenja tregon 50 km në vende afër shkollës dhe tejkalohet kjo shpejtësi, atëherë dënimi është deri në 900 euro. Gjithashtu ka edhe disa dënime të ashpra, madje edhe për këmbësorët.
Por, ky ligj i ri është komentuar shumë në Kosovë dhe ka sjell reagime të shumta. Shumica prej tyre janë shprehur se këto dënime janë shumë të ashpra, bazuar edhe në standardin e jetesës në Kosovë.
Qytetarët ankohen se nuk kanë para të paguajnë këso dënime marramendëse dhe ky ligj duhet të shqyrtohet edhe një herë. Policia e Kosovës është vënë në aksion dhe qysh në ditën e parë ka shpërndarë me qindra dënime, kurse parat do të shkojnë në buxhetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












