Integrimi
Holanda nuk u jep më para shqiptarëve!
Edhe pse shqiptarët kanë pasur kërkesa më shumë se sirianët për azil, gjasat që ata të përfitojnë janë zero
Shqiptarët të cilët nuk kanë marrë azil në Holandë, nuk do të përfitojnë më para. Më parë një person i rritur merrte 200 euro, kurse 40 euro fëmijët, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur, Klaas Dijkhoff, ministri i ri i sigurisë në Holandë. “Shqipëria është një vend i sigurt”, tha ai. “Ne duhet të bëjmë të qartë se kjo nuk ka kuptim për të kërkuar azil këtu”.
Ai ka shtuar se qindra shqiptarë, si dhe njerëz tjerë nga Serbia dhe Ballkani Perëndimor, kërkojnë në Holandë, ditur se ata do të refuzohen, edhe pse ata mund të presin për një vendim për tetë muaj.
Dijkhoff, të cilin gazeta e përshkruan si një gjakftohtë, ka thënë për radio Nos se ai është duke synuar një pozicion lideri në parti ose kabinet.
Ai ka shtuar se qendrat e azilit janë sipas standardeve holandeze dhe kushtet për azilkërkuesit kanë qenë shumë të mira.
Ministri shtoi se për të parandaluar njerëzit, duke përfituar nga një sistem i projektuar për refugjatët, njerëzit të cilëve kërkesa për azil u refuzohet të dënohen të hynë në BE për dy vjetët e ardhshme.
Edhe pse shqiptarët kanë pasur kërkesa më shumë se sirianët për azil, gjasat që ata të përfitojnë janë zero.
Sipas parashikimeve, Holanda do të ketë 42 mijë azilkërkues në vitin 2017, duke hapur një debat të nxehtë në këtë vend.
Këtë vit deri më tani, shifrat zyrtare tregojnë se rreth 16,000 persona kanë kërkuar azil ose bashkim me anëtarët e familjes.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











