Integrimi
Dëmtohen posterët zgjedhorë të kandidatit shqiptar Florim Kadriu
Më problematike për Kadriun janë të paktën katër raste, kur posterët e tij zgjedhorë janë dëmtuar, gjersa ato të kandidatëve të tjerë janë lënë të paprekura
Fushata zgjedhore për zgjedhjet kantonale të tetorit në Aargau tashmë ka filluar, por jo pa incidente. Kësisoj, gjatë fundjavës ka ndodhur dëmtimi dhe shkarravitja e posterëve të kandidatit shqiptaro-zviceran, Florim Kadriu, po edhe kandidatëve të tjerë.
Në një prononcim për albinfo.ch, politikani shqiptar, i indinjuar me këtë veprim, tha se kjo lë një shije të idhët në një fushatë zgjedhore në Zvicër.
„Qytetarët duhet të kuptojnë se ne si kandidatë me publikimin e materialeve zgjedhore investojmë shumë kohë dhe se dëmtimi i tyre është një mosrespektim i vullnetit dhe punës që ne në politikë çdo ditë bëjmë“, tha përalbinfo.ch kandidati i PS-së.
Më problematike për Kadriun janë të paktën katër raste, kur posterët e tij zgjedhorë janë dëmtuar, gjersa ato të kandidatëve të tjerë janë lënë të paprekura.
„Unë dua të besoj se dëmtimi i pllakatave të mia nuk ka të bëjë me emrin dhe mbiemrin që mbaj, por që janë raste të izoluara, dhe të mbesin të tilla, por dhe më duhet të nënvizoj se një politikan, në radhë të pare, duhet të vlerësohet sipas karakterit që është dhe punës që bën, dhe jo sipas nacionalitetit që ka. Por, fatkeqëisht edhe kandidatët e tjerë nuk janë kursyer“, tha politikani me origjinë nga Këçova.
Kantoni i Aargaus zgjedh më 23 tetor 2016 parlamentin e ri kantonal. Në garë për të fituar një ulëse në Parlamentin e Kantonit tashmë figurojnë edhe emrat shqiptarë në listat zgjedhore të disa partive politike.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten















