CH-Ballkani
Në Kosovë, kërkohen më shumë të drejta për të zhvendosurit
Eksperti i OKB-së i të Drejtave të Njeriut shprehu gjithashtu shqetësimin lidhur me kushtet e jetesës së shumë personave të zhvendosur, sidomos ato që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
Duke përfunduar vizitën e tij pesë-ditore në Serbi dhe Kosovë, një ekspert i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Qeverisë së Serbisë dhe autoriteteve në Kosovë, për të gjetur një zgjidhje urgjente dhe të qëndrueshme për njerëzit që janë zhvendosur për gati 17 vjet, shkruan “un.org”,përcjell albinfo.ch.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllë sytë para të zhvendosurve në Serbi e Kosovë dhe të mbështesë autoritetet në Serbi dhe Kosovë në përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe që çështja e të zhvendosurve të mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të Personave të Zhvendosur brenda vendit, Chaloka Beyani, në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), përcjell albinfo.ch.
Ai tha se ka ende 88 mijë persona të zhvendosur në Serbi dhe mbi 16 mijë në Kosovë, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.
Eksperti i OKB-së i të Drejtave të Njeriut shprehu gjithashtu shqetësimin lidhur me kushtet e jetesës së shumë personave të zhvendosur, sidomos ato që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
“Këta të zhvendosurit kanë nevoja të veçanta për mbrojtje, sidomos në aspektin e qasjes në të drejtat e tyre të strehimit, punësimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”, theksoi Beyani, duke shtuar se kjo duhet të trajtohet si një çështje urgjente.
Eksperti i OKB-së më tej theksoi se shqetësimet e personave të zhvendosur në Serbi dhe në Kosovë duhet të mbeten në rendin e parë dhe se kjo duhet të trajtohet si një komponent i rëndësishëm në kuadër të kornizës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në kuadër të dialogut të Brukselit në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Gjatë vizitës së tij, për të vlerësuar progresin e bërë në rekomandimet e tij të mëparshme, Raportuesi Special i OKB-së ka parë disa hapa pozitivë që janë ndërmarrë, duke përfshirë edhe çështjet e banimit, tokës dhe pronës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













