Shkurt.ch
Ish kryetari i demokristianëve, bëhet baba nga një aferë jashtëmartesore!
“Kur në dhjetorin e kaluar, para se ta mbaroja mandatin tim si deputet në Bernë, kalova një natë me një grua, kam bërë një gabim të rëndë”, ka thënë politikani i CVP-së, Christophe Darbelley
Ish kryetari i CVP/PDC, partisë që në fokus ka vlerat tradicionale si familja, Christophe Darbelley është bërë baba për të katërtën herë, dhe ky nuk do të ishte kurrfarë lajmi. Mirëpo, fëmija i tij i katërt nuk vjen nga martesa me gruan e tij por nga një aferë e jashtme dashurie!
Vetë Darbelley e pranon publikisht këtë dhe kërkon falje për “gabimin” që ka bërë. “
“Kur në dhjetorin e kaluar, para se ta mbaroja mandatin tim si deputet në Bernë, kalova një natë me një grua, kam bërë një gabim të rëndë”, ka thënë politikani për “SonntagsBlick”.
Bashkëshorten e vet Derbellay e ka informuar vetëm pak ditë para lindjes së fëmijës, transmeton albinfo.ch. “Edhe pse e ka m lënduar shumë rëndë dhe i kam shkaktuar dhembje të madhe, ajo ka vendosur që këtë situatë të vështirë ta tejkalojë pranë meje”, ka thënë ai, duke shtuar se e ka lutur bashkëshorten për falje.
Politikani demokristian ka vendosur të kujdeset për fëmijën e tij. “Edhe para se të lindte unë e kam pranuar zyrtarisht fëmijën dhe i kam rregulluar detyrimet që kam ndaj tij”, sqaron Darbelley.
Pas kryesimit të partisë dhe mandateve si deputet nacional, politikani i CVP-së vitin e ardhshëm do të garojë për një vend në ekzekutivin e kantonit të tij, Valisit. Ai është i vetëdijshëm se shumë miq dhe zgjedhës i ka zhgënjyer me sjelljen e tij. “I lus që të më falin”, përsërit ai.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











