Shkurt.ch
Zvicra, nën mesataren evropiane për dhurim organesh
Aktualisht në Zvicër në listat e pritjes për një organ ndodhen më shumë se 1500 pacientë ndërsa me dhjetëra persona vdesin brenda vitit për mungesë të organeve të dhuruara për transplantim
Zvicrës i nevojiten edhe shumë më tepër organe për transplantim. Për të zbutur këtë nevojë, Zyra Federale për Shëndetësi në bashkëveprim me fondacionin Swisstransplant” kanë nisur fushatën me titullin “Fol për dhurim të organeve”.
Përmes kësaj fushate pritet që të jepen përgjigje për çështjet më të rëndësishme lidhur me dhurimin e organeve, shkruan srf.ch.
Arsyeja për nisjen e fushatës lidhet me vendimin e Parlamentit që të mos bëjë ndryshimin e sistemit aktual të dhurimit të organeve për transplantim, transmeton albinfo.ch. E sipas këtij sistemi, organet mund të dhurohen vetëm në rastet kur personat e prekur ose familjarët e tyre kanë dhënë pëlqimin për këtë.
Aktualisht në Zvicër në listat e pritjes për një organ ndodhen më shumë se 1500 pacientë ndërsa me dhjetëra persona vdesin brenda vitit për mungesë të organeve të dhuruara për transplantim.
Për të parë gjendjen alarmante të Zvicrës në këtë segment, mjafton të shikohet një listë me rreth 30 vende të Evropës, në lidhje me shkallën e dhurimit të organeve, përcjell albinfo.ch. Zvicra në këtë listë është nën mesataren, gjegjësisht nga vendi i 20-të, me 14.1 raste të dhurimit në mesin e 1000 të vdekurve gjatë vitit 2014. Sa për ilustrim, në Spanjë kjo shifër është 35.9, në Kroaci:35.1, në Maltë 28.1 etj. Më së poshti në këtë listë është Rusia me vetëm 3.2 raste dhurimi në 1000 të vdekur.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











